LAJMI I FUNDIT:

Ngjarja Call of Duty League ka thyer rekord shikueshmërie

Ngjarja Call of Duty League ka thyer rekord shikueshmërie

Shikueshmëria e Call of Duty League në Twitch në fundjavën e hapjes të sezonit, ka treguar interesimin më të madh se kurrë.

Kur Call of Duty World League iu dha ekskluzivitet CDL në 2019, platforma e transmetimit të ligës u zhvendos ekskluzivisht në YouTube.


Për tre vitet e fundit, CDL ka funksionuar vetëm në YouTube dhe shikueshmëria nuk ishte aq e madhe sa duhet.

Sezoni i ri i Call of Duty League ka filluar me transmetimin e tij në platformën Twitch, ku ka pasur interesim të madh nga shikuesit.

Kulmi i shikueshmërisë ndodhi të dielën, gjatë një ndeshjeje mes Florida Mutineers dhe Optic Texas, e cila u pa nga pothuajse 193,000 shikues sipas EsportsCharts.

Kjo ishte ngjarja e parë e sezonit CDL 2023, e cila shërben si kualifikues për turneun e parë Major që do të mbahet me datën 15-18 dhjetor 2023. /Telegrafi/