Gjyshi Bobby edhe pse është 90-vjeçar, ka stomak shumë të fortë.

Ditë më parë, ai e kishte gjetur në shtëpinë e tij në New York, paketimin me ngjyrë, që iu është dukur si jogurt dhe e ka pirë gjysmën, transmeton Telegrafi.

Madje, ishte ekstrakti i fortë i ngjyrës që përdoret për t’ia shtuar masës, që ka përbërje të lartë përbërësish artificial dhe të rrezikshëm për shëndetin.

“Të gjithë ne, do të villnim pa ndërprerë, që do ishte gjëja më e paktë që do të na ndodhte. Por, jo edhe gjyshi im, që nuk u pendua aspak, që e piu gjysmën” ka shkruar nipi i tij në Twitter.

Gjithçka ishte zbuluar, kur u gjet gjysma e zbrazët, teksa gjyshi po largohej me buzët ngjyrë mente. /Telegrafi/