LAJMI I FUNDIT:

Nga Zymer Bytyqi te Nedim Bajrami e Astrit Selmani, futbollistët shqiptarë që ndërruan skuadër ditën e fundit të afatit kalimtar

Nga Zymer Bytyqi te Nedim Bajrami e Astrit Selmani, futbollistët shqiptarë që ndërruan skuadër ditën e fundit të afatit kalimtar

Dita e fundit e afatit kalimtar të janarit ka qenë mjaftë aktive, me disa transferime interesante që janë bërë në kampionatet evropiane.

Por 31 janarin e vitit 2023 do ta mbajnë mend edhe disa nga futbollistët shqiptarë, që kanë kryer transferime në 24 orët e fundit të afatit dimëror.


Deri në këto momente gjashtë futbollistë shqiptarë kanë ndërruar skuadra në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.

Sigurisht që transferimi më i madh nga shqiptarët ka qenë ai i sulmuesit të Kosovës, Zymer Bytyqit i cili u largua nga Konyaspori për të bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te gjiganti grek Olympiacos.

26-vjeçari i kushtoi kampionëve në fuqi të Greqisë 1 milion euro, teksa u largua nga kampionati turk pas dy viteve shkëlqimi te Konyaspor.

Reprezentuesi kosovar do të tentoj të fitoj trofe me Olympiacosin, ku në këtë skuadër gjen edhe bashkëkombësin e tij Pajtim Kasamin.

Një hap para në karrierën e tij e ka bërë edhe Nedim Bajrami që ka ndërruar skuadër, por jo edhe kampionat.

Reprezentuesi shqiptar është huazuar nga Empoli te Sassuolo, me skuadrën zigjelbër që ka të drejtën e blerjes së tij në fund të sezonit.

Talenti i Shqipërisë, Anis Mehmeti ka ndërruar kampionat, por jo edhe shtet. Mesfushori ofensivë është larguar nga Wycombe (League One) për t’iu bashkuar Bristol Cityt në Championshipin anglez.

22-vjeçari Mehmeti ka nënshkruar një kontratë tre vjeçare e gjysmë deri në qershor të vitit 2026.

Ndryshim skuadre ka bërë edhe Astrit Selmani, i cili rikthehet në futbollin skandinav.

Pas një periudhe një vjeçare te Hapoel Beer Sheva në Izrael, sulmuesi kosovar është huazuar te Midtjylland në elitën e futbollit danez.

Hapin e madh në karrierë e ka bërë edhe mbrojtësi i talentuar shqiptar, Marsel Ismajlgeci.

22-vjeçari është larguar nga Tirana për tu transferuar te skuadra më e trofeshme në Bosnje dhe Hercegovinë, Zrinjski Mostar.

Skuadra kroate që bën gara në elitën e futbollit boshnjak ka paguar 180 mijë euro për transferimin e Ismajlgecit.

Ndërkohë futbollisti i radhës që ka ndërruar skuadër është Ardit Toli.

25-vjeçari vetëm pas gjashtë muajsh te Vorskla Poltava në Ukrainë, karrierën do ta vazhdoi në Gjeorgji ku është zyrtarizuar nga Torpedo Kutaisi.

Toli do të jetë si huazim te Torpedo për gjashtë muaj. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori