LAJMI I FUNDIT:

Nga viti 2017 në Maqedoni kanë ndodhur 128 vrasje, 13 janë të pazbardhura

Nga viti 2017 në Maqedoni kanë ndodhur 128 vrasje, 13 janë të pazbardhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në lidhje me çështjen e kriminalitetit dhe vrasjeve në vend, tregoi disa të dhëna.

Ai në “Kanal 5” tha se për periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2015 janë kryer gjithsej 331 vrasje, prej të cilave 38 të pazbardhura.


“Kjo është periudha në të cilën opozita e sotme ishte në pushtet dhe udhëhiqte institucionet. Nga viti 2017 e deri më sot kemi 128 vrasje, prej të cilave vetëm 13 janë të pazbardhura. Kjo tregon edhe shkallën e uljes së kriminalitetit – në përgjithësi, por edhe në pjesën e veprimtarisë hetimore – se sa është rritur. Nëse flasim për kriminalitetin në total në vend, për 9 muajt e parë kemi ulje prej 11% të kriminalitetit, ndryshe nga viti i kaluar apo krahasuar me 2022-shin”, tha Spasovski.

Spasovski iu përgjigj edhe akuzave dhe spekulimeve të opozitës për mungesën e tij, në seancën e djeshme parlamentare, kur ishte nikoqir i samitit të ministrave të punëve të brendshme të BE-së – Ballkanit Perëndimor, gjatë Presidencës spanjolle të Këshillit të Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori