LAJMI I FUNDIT:

Nga Verratti të Insigne: Nëntë lojtarët që shkëlqyen te Pescara dhe ju mund të mos e keni ditur

Nga Verratti të Insigne: Nëntë lojtarët që shkëlqyen te Pescara dhe ju mund të mos e keni ditur

Kur dikush mendon për futbollin italian, ermi i Delfino Pescara 1936 mund mos t’i shkojë në mendje, sepse kampionati elitar italian dominohet zakonisht nga Juventusi, Milani dhe Interi.

Që nga themelimi i klubit 80 vite më parë, Pescara kryesisht ka funksionuar në Serie B dhe C.


Por, në vitet e fundit, Delfinat janë rritur shumë, ata ishin pjesë e Serie A dhe ishte shtëpia e disa lojtarëve që tani dominojnë futbollin evropian.

Më poshtë keni nëntë lojtarët më të njohur që në vitet e rinisë ishin pjesë e Pescaras:

Marco Verratti

Iu bashkua nga: Akademia

Paraqitjet te Pescara: 77 (dy gola)

Rrugëtimi në karrierë: Pescara, PSG.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 11.38 milionë euro

Edhe pse ishte në radarin e klubeve si Interi dhe Milani, Verratti nënshkroi kontratë me klubin nga qyteti i lindjes, Pescara. Si 16 vjeçari ai befasoi me paraqitje të mira dhe shpejt u bë pjesë e skuadrës së parë. Edhe pse u zhvillua si mesfushës sulmues, ai u ri-pozicionua në qendër të mesfushës nga Zdenek Zeman në sezonin 2011/12 dhe ishte vendimtar që klubi të ngjitet në Serie A si kampion.

Verratti u zgjedh lojtari më i mirë në Serie B dhe kështu më vonë kaloi të PSG, ku vazhdon të jetë një nga mesfushorët më të mirë në botën e futbollit.

Ciro Immobile

Iu bashkua nga: Juventus (në huazim)

Paraqitjet te Pescara: 37 (28 gola)

Rrugëtimi në karrierë: Juventus, Siena (huazim), Grosseto (huazim), Pescara (huazim), Genoa, Torino, Borussia Dortmund, Sevilla, Torino (huazim), Lazio.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 53.56 milionë euro

Kalimi i Ciro Immobiles nga akademia e Juventusit te ekipi i parë ishte një hap më i madh sa që duhej bërë në atë kohë. Ai u huazua më pas te Siena dhe Grosseto, por ishte huazimi te Pescara që e shpëtoi karrierën e tij, ai shënoi 20 gola 32 ndeshje në sezonin 2011/12.

Forma e italianit që nga atëherë ka pasur shumë ulje e ngritje, por se tani ka ri-gjetur prapë vetën tek Lazio.

Lorenzo Insigne

Iu bashkua nga: Napoli (huazim)

Paraqitjet te Pescara: 38 (20 gola)

Rrugëtimi në karrierë: Napoli, Foggia (huazim), Pescara (huazim).

Vlera e përgjithshme e transferimeve: Me parametra zero

Nuk është e vështirë të kuptosh se si Pescara e fitoi Serie B në sezonin 2011/12 me lojtarë si Verratti, Immobile dhe Lorenzo Insigne në një ekip.

Insigne ishte fantastik në huazim te Foggia dhe vazhdoi kështu te Pescara, duke shënuar 18 gola. Pas këtyre sukseseve Napoli e riktheu dhe sot ai është një nga sulmuesit anësor më kreativ në botë.

Gianluca Lapadula

Iu bashkua nga: Parma

Paraqitjet te Pescara: 46 (30 gola)

Rrugëtimi në karrierë: Pro Vercelli, Ivrea, Parma, Atletico Roma (huazim, Ravenna (huazim), San Marino (huazim), Cesena, Frosinone (huazim), Parma, Gorica (huazim), Teramo (huazim), Pescara, Milan, Genoa (huazim), Genoa.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 18.83 milionë euro

Një rrugëtim i mirë, edhe pse aktualisht 26 vjeçar, italiani ka veshur fanellat e 12 klubeve, përfshirë atë sllovene, Gorica. Nga të gjitha ai ishte më i suksesshmi te Pescara gjatë sezonit 2015/16.

Ashtu si më herët Immobile dhe Insigne para tij, golat e Lapadulas e ndihmuan Pescaran të fitojë ngritjen në ligë dhe më pas atë e dërguan te Milani në vitin 2016.

Mattia Perin

Iu bashkua nga: Genoa (huazim)

Paraqitjet te Pescara: 30

Rrugëtimi në karrierë: Genoa, Padova (huazim), Pescara (huazim), Juventus.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 11.72 milionë euro

Një tjetër ish-lojtar i Pescaras që është përfshirë në Përfaqësuesen e Italisë. Ishte një sezon i vështirë për Perinin në Serie A, në 20112/13 skuadra e tij përfundoi në vendin e 20-të ku në 30 paraqitje ai pranoi 66 gola dhe arriti ta mbajë portën e paprekur vetëm në pesë ndeshje.

Por, përkundër këtyre Genoa e riktheu, ndërsa në sezonin e fundit ishte pasues i Gianluigi Buffonit te Juventusi dhe Italia.

Vladimir Weiss

Iu bashkua nga: Manchester City

Paraqitjet te Pescara: 23 (Pesë gola)

Rrugëtimi në karrierë: Manchester City, Bolton (huazim), Rangers (huazim), Espanyol (huazim), Pescara, Olympiacos, Lekhwiya SC, Al-Gharafa.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 7.31 milionë euro

U cilësua si një lojtar me perspektivë te Man City, por që aktualisht luan në Abu Dhabi. Sllovaku ishte i huazuar në disa skuadra para se të kalonte te Pescara, pas paraqitjeve të mira ai u transferua te Olympiacosi ku fitoi Superligën e Greqisë dhe që nga viti 2014 luan në Katar.

Juan Quintero

Iu bashkua nga: Atletico Nacional

Paraqitjet te Pescara: 17 (Një gol)

Rrugëtimi në karrierë: Envigado, Atletico Nacional, Pescara, Porto, Rennes (huazim), Independiente Medellin (huazim), River Plate (huazim).

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 12.27 milionë euro

Një tjetër ardhje në sezonin 2012/13, por edhe ky nuk qëndroi gjatë. Quintero pas paraqitjeve të mira te Pescarua u shikua si një nga lojtarët me të ardhme në futbollin evropian. Kaloi te Porto, por aventura e tij në Portugali nuk doli siç është pritur dhe tani luan për River Platen.

Birkir Bjarnason

Iu bashkua nga: Standard Liege

Paraqitjet te Pescara: 70 (14 gola)

Rrugëtimi në karrierë: Viking Stavanger, Bodo Glimt (huazim), Standard Liege, Pescara, Sampdoria, Pescara, FC Basel, Aston Villa.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 3.91 milionë euro

Fillimisht iu bashkua Pescaras për një sezon në formë të huazimit nga Standard Liege në vitin 2012, por Bjarnason nuk arriti të mbaj klubin italian në Serie A dhe kështu u largua drejt Sampdorias.

Pas një sezoni te skuadra nga qyteti i Genoas, islandezi u kthye në Pescara ku shpëtoi karrierën e tij duke shënuar 10 gola në 35 ndeshje. Pas kësaj ai vazhdoi te Baseli, ndërsa tani luan tek Aston Villa.

Gianluca Caprari

Iu bashkua nga: Roma

Paraqitjet te Pescara: 136 (24 gola)

Rrugëtimi në karrierë: Roma, Pescara, Inter, Pescara (huazim), Sampdoria.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 8.93

Një tjetër lojtar që shkëlqeu te Pescara, forma e tij e mirë bëri që ai të transferohet te Interit në vitin 2016, por pastaj u rikthyer prapë te Delfinët, e që tani është pjesë e Sampdorias.

Lucas Torreira

Iu bashkua nga: Montevideo Wanderers (akademia)

Paraqitjet te Pescara: 42 (6 gola)

Rrugëtimi në karrierë: Pescara, Pescara (huazim), Sampdoria, Arsenal.

Vlera e përgjithshme e transferimeve: 30.91 milionë euro

Ylli i Uruguait e filloi karrierën e tij evropiane te Pescara, fillimisht tek skuadra e të rinjve e pastaj vazhdoi në ekipin e parë. Në Serie A luajti për dy sezone edhe për Sampdorian, ndërsa tani është një nga lojtarët kryesor të Arsenalit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori