LAJMI I FUNDIT:

Nga Ronaldo te Chiellini dhe Bonucci- Allegri takon drejtuesit e Juventusit për të përcaktuar planet e transferimeve

Nga Ronaldo te Chiellini dhe Bonucci- Allegri takon drejtuesit e Juventusit për të përcaktuar planet e transferimeve

Massimiliano Allegri do të takojë drejtorët e Juventusit sot (e enjte) për të paraqitur planet e transferimeve të Zonjës së Vjetër për afatin kalimtar të verës.

Allegri u emërua trajner i Juventusit javën e kaluar dhe sipas mediave italiane, përfshirë La Gazzetta dello Sport, Il Corriere dello Sport dhe Tuttosport, ai do të takojë drejtorin e klubit Federico Cherubini sot për të diskutuar planet e transferimeve të këtij afati kalimtar.

La Gazzetta dello Sport raporton se Allegri tashmë ka biseduar me Leonardo Bonuccin dhe Giorgio Chiellinin, të cilët do të nënshkruajnë një zgjatje të kontratës për një vit, duke kaluar në sezonin e tyre të fundit të karrierës së tyre.

Chiellini dhe Bonucci do të vazhdojnë te Juve me Allegrin
Lexo po ashtu Chiellini dhe Bonucci do të vazhdojnë te Juve me Allegrin

Sipas këtij raporti, Allegri i beson portierit Wojciech Szczesny dhe për këtë arsye, bisedimet për të nënshkruar Gianluigi Donnarumman janë lënë në pritje.

Allegri do të dëshironte ta kthente Miralem Pjanicin në klub, por ish-mesfushori i Bianconerëve mund të largohet nga Barcelona vetëm si huazim. Edhe pse ai u transferua në Nou Camp në një marrëveshje shkëmbimi me Arthur verën e kaluar, vlera e tij e transferimit ishte rreth 80 milionë euro, gjë që e bën të pamundur për katalunasit të shesin lojtarin në një marrëveshje të përhershme.

Tutje, La Gazzetta shton se Allegri preferon Pjanicin para italianin Manuel Locatelli, i cili mbetet në radarin e Juventusit.

Ronaldo i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij se do të largohet nga Juventusi
Lexo po ashtu Ronaldo i ka njoftuar bashkëlojtarët e tij se do të largohet nga Juventusi

Trajneri italian shpreson që Paulo Dybala të nënshkruajë një kontratë të re me Zonjën e Vjetër dhe tashmë ka bindur klubin për të zgjatur huazimin e Alvaro Morata në Allianz Stadium.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, Cristiano Ronaldo së shpejti do të informojë klubin për planet e tij për të ardhmen, por Allegri sugjeroi Juventusin që të shesë portugezin në vitin 2019 për të forcuar pjesën tjetër të skuadrës dhe e ardhmja e sulmuesit pritet të jetë larg Torinos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Agjenti i Alphonso Davies godet Bayernin, shpjegon situatën e kanadezit

Bundesliga
Kalo në kategori