LAJMI I FUNDIT:

Nga raketat, traktorët e deri te zhveshja në të brendshme – performanca interesante e Kroacisë në ‘Eurovision 2023’

Nga raketat, traktorët e deri te zhveshja në të brendshme – performanca interesante e Kroacisë në ‘Eurovision 2023’

Në raundin e parë të këngëve në gjysmëfinalen e parë të Eurovisionit ishte e qartë se një performancë la një përshtypje të paharrueshme.

Por nuk është ashtu siç prisnin fansat, me raketa, zhveshje të interpretuesve dhe një mesazh mjaft të fortë, shkruan Metro UK.


“Act Let 3”- grupi që përfaqësuan i Kroacinë sollën një performancë që u cilësua si ‘kaos absolut’ nga fansat, teksa interpretuan këngën e tyre “Mama SC”.

Performanca e Kroacisë në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’ (Foto: Peter Kneffel/picture alliance via Getty Images)

Grupi filluan performancën e tyre me një këngë që shpejt u fut në zemrat e audiencës ndërsa ata marshuan në skenë të veshur me uniforma të ndryshme ushtarësh dhe mustaqe sportive.

Performanca madhështore e Ritës në Eurovision nisi me një refugjate ukrainase: Gjendja e saj më përkujtoi ato nëpër të cilat kaloi familja ime kur emigroi
Lexo po ashtu Performanca madhështore e Ritës në Eurovision nisi me një refugjate ukrainase: Gjendja e saj më përkujtoi ato nëpër të cilat kaloi familja ime kur emigroi

Mesazhi kundër luftës u këndua nga grupi i përbërë nga pesë muzikantë: Damir Martinoviq, Zoran Prodanoviq, Ivan Bojçiq, Drazhen Baljak dhe Matej Zec.

LIVERPOOL, ENGLAND – MAY 08: Let 3, representatives for Croatia, perform during the first dress rehearsal for Semi Final 1 of the Eurovision Song Contest 2023 at M&S Bank Arena on May 08, 2023 in Liverpool, England. (Photo by Anthony Devlin/Getty Images)

Ndërsa performanca e tyre tre minutëshe vazhdoi, ajo u bë gjithnjë e më e egër, duke përsëritur fjalët: “Nëna bleu një traktor”.

Në fund, palltot e ushtarëve ishin hedhur tutje ndërsa këngëtarët u zhveshën në të brendshme, duke mbajtur raketa gjigante në skenë ndërsa tërboheshin nga lufta.

Performanca e Kroacisë në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’ (Foto: Anthony Devlin/Getty Images)

Fansat e donin çdo sekondë këngën, dhe reaguan menjëherë me komente në rrjetet sociale.

“Kroacia: Eurovisioni klasik – krejtësisht i bezdisshëm, nuk e di se çfarë po ndodh, gjuha amtare, kaos absolut. E dua atë. 8/10”, ka shkruar një fans.

Performanca e Kroacisë në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’ (Foto: Peter Kneffel/picture alliance via Getty Images)

Dikush tjetër shkroi: “Unë mendoj se ky Eurovision mund të ketë arritur kulmin e Eurovisionit tashmë në gjysmëfinalen e parë me këtë performancë nga Kroacia”.

“Kroacia është gjithçka rreth Eurovisionit”, tha dikush tjetër.

Performanca e Kroacisë në gjysmëfinalen e parë të ‘Eurovision 2023’ (Foto: Peter Kneffel/picture alliance via Getty Images)

“Kroacia e kuptoi detyrën”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Luiz Ejlli dhe Ledri Vula ndezin spekulime për bashkëpunim, artistët shfaqen së bashku në një studio muzikore

Magazina
Kalo në kategori