LAJMI I FUNDIT:

Nga pastrues te trajneri i Kupës së Botës: Kush është Herve Renard, përzgjedhësi i Arabisë Saudite që tronditi Argjentinën

Nga pastrues te trajneri i Kupës së Botës: Kush është Herve Renard, përzgjedhësi i Arabisë Saudite që tronditi Argjentinën

Arabia Saudite arriti një fitore historike ndaj Argjentinës në Kupën e Botës Katar 2022 të martën, duke mposhtur njërin nga favoritët me rezultat 2-1 edhe pse ishte duke humbur pas pjesës së parë. 

Por kush është çelësi pas fitores së tyre? Trajneri francez Herve Renard, i cili u bë trajner i Arabisë Saudite në 2019 dhe e shtyu skuadrën drejt një suksesi të paparë.


Trajektorja personale e Renardit ka qenë larg nga linearja. Ai si futbollist bëri karrierë me klube si Cannes, Stade de Vallauris dhe SC Draguignan, por një dëmtim i gjurit në vitin 1998 e shkatërroi karrierën e tij si lojtar.

Menjëherë pas kësaj, në moshën 30-vjeçare, ai u bë trajner i Draguignan SC, një ekip i vogël në Francën jugore.

Ai gjithashtu filloi të punojë si pastrues pas seancave të trajnimit dhe përfundimisht themeloi kompaninë e tij të pastrimit.

Në ditët e tij të hershme si trajner, Kupa e Botës ishte ende një perspektivë shumë e largët për trajnerin aspirues.

“Ishte një ëndërr fëmijërie, që madje dukej e paimagjinueshme”, kishte thënë ai për AFP.

Në vitin 2004, Renard u përball me pengesa të tjera pasi qëndrimi i tij i shkurtër në Cambridge United – një ekip anglez i ligës së të ulët – përfundoi me shkarkim.

Megjithatë, fati i tij i keq do të përmbysej në vitet 2010. Pas vitesh pune për ekipe kombëtare dhe klube të ndryshme në të gjithë Afrikën dhe Azinë, ai udhëhoqi Zambinë dhe Bregun e Fildishtë drejt fitoreve në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitet 2012 dhe 2015.

Ai u bë trajneri i parë që fitoi trofeun dy herë me dy vende të ndryshme.

Në korrik 2019, Renard kishte nënshkruar një marrëveshje për t’u bërë përzgjedhës i Arabisë Saudite, duke e çuar shtetin arab të Gjirit drejt fitores së tij të madhe kundër Argjentinës në Kupën e Botës 2022.

“Të gjithë yjet në qiell u rreshtuan për ne”,  u tha trajneri francez gazetarëve pas fitores së tij të martën.

Tani duke e parë që Polonia dhe Meksika luajtën pa gola dhe kanë nga një pikë, apetitet e sauditëve do të rriten për të kaluar grupin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori