LAJMI I FUNDIT:

Nga parajsa në ferr- disa nga yjet që po kalojnë momente të vështira në karrierën e tyre

Nga parajsa në ferr- disa nga yjet që po kalojnë momente të vështira në karrierën e tyre

Ka disa lojtarë që kanë qenë në parajsë, por tani janë në dyert e ferrit.

Lojtarët me CV të pasur, reputacion të madh dhe paga ekstreme, në këtë periudhë të vitit kanë hasur në vështirësi.


Më poshtë i gjeni disa nga ta, që janë renditur nga Marca.

Roberto Firmino

Braziliani është shfaqur si pika e dobët e sulmit të Liverpoolit, i cili pushtoi Anglinë dhe Evropën në vitet e fundit.

Vlera e tij në treg ka rënë për 20 për qind në vetëm një vit dhe paraqitjet e tij po vihen në dyshim edhe nga legjenda e klubit si Jamie Carragher.

Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Arsenalit ka kaluar me shpejtësi nga sulmuesi më i rrezikshëm në Ligën Premier në një krizë të thellë. Ai ka shënuar vetëm një herë në katër ndeshje dhe besimi i tij është në fund.

Eden Hazard

Ai arriti në Real Madrid me pritje të mëdha, por hasi në dëmtime që e kanë penguar atë që nga fillimi.

Pak lojtarë në botë kanë parë rënien e vlerës së tyre si belgu në dy vitet e fundit.

Kepa

Ai u bashkua me Chelsean si portieri më i shtrenjtë në histori, por ka humbur vendin e tij në ekip.

Ai bashkohet me Hazard sa i përket rënies së vlerës në treg.

Dele Alli

Me Harry Kane së bashku, ai kishte qenë pjesë e një prej dysheve më vdekjeprurëse në Angli, por ai ka mbetur pas që nga ardhja e Jose Mourinhos.

Miralem Pjanic

Mesfushori kaloi në Camp Nou për një shumë të madhe, por ai nuk ka arritur të ndikojë shumë për skuadrën e udhëheq nga Ronald Koeman, duke qenë më shumë një rezervë.

Mesut Ozil

Dikur një nga yjet më të ndritshëm në futbollin evropian, Ozil kurrë nuk u përshtat me jetën në Arsenal dhe nuk arriti të justifikonte pagën e tij të tepruar.

Ai tani ka një shans te Fenerbahce.

Gareth Bale

Kthimi i Uellsianit në Tottenham dukej si një vrimë në fund të tunelit, ku ai mund të ishte përsëri i lumtur.

Por nuk ka shkuar gjithçka sipas planit dhe Bale edhe te klubi aktual ka mbetur në bankë.

Daniel Sturridge

Ish-lojtari anglez që luaji për Liverpool, Chelsea dhe Manchester City, tani 31-vjeçar, ka qenë pa klub tash e tetë muaj, pasi vuajti një pezullim për vënie bastesh.

Sturridge mund të ketë akoma shumë për të dhënë dhe do të jetë interesante të shihet se ku do të jetë lëvizja e tij e radhës./ Telegrafi/