LAJMI I FUNDIT:

Nga një gjeneratë në tjetrën, Mbappe i pari që i shënon Buffonit në fazën e eliminimit direkt

Nga një gjeneratë në tjetrën, Mbappe i pari që i shënon Buffonit në fazën e eliminimit direkt

Kylian Mbappe u bë lojtari i parë që i shënoi Gianluigi Buffonit në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Juventusi fitoi me rezultat 2-1 në ndeshjen kthyese gjysmëfinale duke u kualifikuar në finale, ndërsa në këtë takim u ndërpre seria pa gola e Zonjës së Vjetër (Bianconerët nuk kishin pranuar gol në gjashtë ndeshje radhazi dhe në asnjërën prej pesë takimeve paraprake në fazën e eliminimit direkt).


Festa e Gianluigi Buffonit (Twitter/Squawka)

Kur ka lindur Kylian Mbappe (20 dhjetor 1998), Gianluigi Buffon ishte 20 vjeçar dhe luante te Parma.

Buffon: Duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve, do të ishte e mrekullueshme
Lexo po ashtu Buffon: Duhet ta fitojmë Ligën e Kampionëve, do të ishte e mrekullueshme

Pas dy sezonesh (në verën e vitit 2001), portieri legjendar u transferua te Juventusi për një shumë në vlerë prej 53 milionë eurosh.

Sot ai është kapiten i Zonjës së Vjetër, i ka fituar shtatë tituj zyrtarë të Serie A (dhe dy të tjerë që iu morën Juves pas Calciopolit), tri Kupa të Italisë (një me Parmën), Kupën e UEFA-s (me Parman), Kampionatin Botëror me Italinë, si edhe ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Të martën mbrëma, gardiani italian u kualifikua në finalen e tretë të Ligës së Kampionëve në karrierë dhe do të shpresojë që ta fitojë para se ta mbyllë karrierën e tij jashtëzakonisht të suksesshme.

Ai është akoma 18 vjeçar (Twitter/Monaco)

Përkundër golit të pranuar, Juventusi nuk ka humbur në 51 ndeshje garuese në terren vendas. Juve nuk ka pësuar humbje në shtëpi në të gjitha garat që nga gushti i vitit 2015 kur humbi nga Udinese me rezultat 1-0.

Monaco kërkon përmbysjen, mirëpo mësoni statistikat e frikshme të Juves
Lexo po ashtu Monaco kërkon përmbysjen, mirëpo mësoni statistikat e frikshme të Juves

Ndërsa sa i përket Ligës së Kampionëve, skuadra e fundit që ka fituar në Juventus Arena ka qenë Bayern Munichu në prillin e vitit 2013. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Thomas Tuchel konfirmon një mungesë të madhe të Bayernit për ndeshjen me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

Zbulohet arsyeja kryesore pse Barcelona ka vendosur ta shesë Lewandowskin

La Liga
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori