LAJMI I FUNDIT:

Nga mungesat te forma dhe pritshmëritë në Derby D’Italia, Inzaghi flet për të gjitha para përballjes me Juventusin

Nga mungesat te forma dhe pritshmëritë në Derby D’Italia, Inzaghi flet për të gjitha para përballjes me Juventusin

Simone Inzaghi ka folur para Derby D’Italia, teksa ka pranuar se Alessandro Bastoni mund të humbasë ndeshjen dhe Romelu Lukaku nuk do të luajë më për Interin në vitin 2022, por Interi ka ‘respekt të madh’ për Juventusin.

Interi dhe Juventusi do të ndeshen mes vete të dielën nga ora 20:45 në Allianz Stadium në Torino.


Derby d’Italia është gjithmonë një ndeshje e madhe dhe këtë herë të dyja ekipet duan tri pikët pas fillimit shumë të dobët të sezonit në Serie A.

Së paku Nerazzurrët janë kualifikuar në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ndërsa Juventusi ka rënë në ‘play-off’ të Ligës së Evropës.

“Ne e dimë se çfarë përfaqëson Derby d’Italia, do të thotë shumë për tifozët dhe klubet. Ashtu si Interi, Juve ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të Serie A, kështu që ata po kthehen në rrugën e duhur në një atmosferë pasionante. Duhet të jemi të lëvizshëm me top, sepse Juventusi ka mbrojtës të shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Inzaghi në konferencën e tij për shtyp.

“Ka 25 ndeshje për të përfunduar dhe në një javë pushim për Kupën e Botës, kështu që ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Do të jetë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, kjo është e sigurt”.

“Ne e respektojmë Juventusin dhe e dimë se sa e fortë është kjo skuadër, pasi edhe pse ka pasur shumë lëndime, ata kanë cilësi të madhe tek të rinjtë”.

“Kam shumë respekt për Max Allegrin, kështu që ne duhet të luajmë një lojë të mrekullueshme me cilësi, punë të palodhur dhe përqendrim”.

“Do të luajmë pa Lukakun, Danilo D’Ambrosion dhe ndoshta pa Bastonin, sepse kishte ethe gjatë natës, nuk mundi të stërvitej sot. Lukaku do të ketë teste, por nuk mendoj se ka ndonjë shpresë për ta parë para Kupës së Botës. Është për të ardhur keq për djaloshin, ai ka punuar shumë gjatë dy muajve të fundit për të qenë gati dhe për fat të keq ne nuk kemi qenë në gjendje ta përdorim atë”.

“Ajo që shpresojmë është të përfundojmë mirë vitin 2022 dhe më pas të fillojmë në vitin 2023 me të gjithë skuadrën në dispozicionin tonë, diçka që nuk kemi mundur ta bëjmë gjatë gjithë sezonit”.

Ka një lajm të mirë për Inzaghin, pasi Marcelo Brozovic rikthehet nesër në bankinë dhe kroati mund të bëjë një paraqitje për disa minuta.

“Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm në sistemin tonë dhe unë kam qenë shumë i impresionuar me sa shumë ka punuar gjatë dy ditëve të fundit. Unë nuk mendoj se ai mund të fillojë, por ai është thelbësor për ne”, përfundoi trajneri i Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Nedim Bajrami mund të luajë në Ligën e Kampionëve, e do klubi italian

Serie A
Kalo në kategori