LAJMI I FUNDIT:

Nga medalja e parë deri te sfidat më të mëdha – shtëpia e Distria Krasniqit e stërmbushur me trofe

Nga medalja e parë deri te sfidat më të mëdha – shtëpia e Distria Krasniqit e stërmbushur me trofe
Foto: European Judo Union

“Majlindën e ka pasë kjo tana herët idoll, Majlinda o kanë legjendë e gjallë…”

Kështu përgjigjet nëna e Distria Krasniqit, Remzije Krasniqi, kur pyetet se ku e gjen motivin e bija.


Distria tashmë e preku të njëjtin kulm si bashkëvendësja. 25 vjeçarja është e arta më e re në xhudo duke u stolisur me Medalje të Artë Olimpike në “Tokyo 2020”.

Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit
Lexo po ashtu Rritet vlera e medaljeve në Lojërat Olimpike, rriten edhe të ardhurat e Distria Krasniqit

Për suksesin që korri këtë të shtune, Krasniqi nuk pushoi së punuari fort prandaj edhe para udhëtimit qetësia e saj linte për të dëshiruar.

“Shumë o kanë e stresume, shumë. S’kemi mujt as me fol as me e përkrahë, veç s’kemi fol me të, e kemi ditë në çfarë gjendje është ma së pari me i hek killat për me mujt me hi në gara, veç teknikat…na e dishim, e kemi përcjellë, reagimet e saj qysh vike prej trajnimit e dishim qysh po ndihet”, thotë nëna e saj në një interviste ekskluzive për Klan Kosova pas fitores të së bijës.

Ambasada Amerikane uron Distria Krasniqin
Lexo po ashtu Ambasada Amerikane uron Distria Krasniqin

Çika që edhe njëherë e bëri krenar një popull të tërë nuk u përkrah kësisoj që në fillet e saj, veç pse është ‘çikë’.

“Unë nuk kom pas qef xhudo, se kjo çikë, thojsha po lëndohet ee..”, rrëfen zonja Krasniqi e cila thotë se kur e pa dëshirën e madhe të së bijës dhe sukseset që po arrinte një nga një nisi ta përkrahë të për të mos u ndalur më asnjëherë e duke i dhënë shtysë në ëndrrat e saj.

Pas triumfit në Tokio, Distria Krasniqi telefonon prindërit e saj
Lexo po ashtu Pas triumfit në Tokio, Distria Krasniqi telefonon prindërit e saj

Në shtëpinë e kampiones tashmë olimpike të xhudos, ekipi i televizionit arriti të filmojë mbi 80 medalje që varen kudo nëpër dhomë, në mesin e të cilave është edhe një që daton nga viti 2003.

Sipas familjes, Distria nisi të merret me xhudo qysh në moshën shtatëvjeçare.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori