LAJMI I FUNDIT:

Nga libri autobiografik i Shevchenkos: Ajo penallti ndaj Liverpoolit më kushtoi shumë, desh u çmenda

Nga libri autobiografik i Shevchenkos: Ajo penallti ndaj Liverpoolit më kushtoi shumë, desh u çmenda

Andriy Shevchenko ishte një nga sulmuesit më të mirë në botë për një dekadë të tërë.

Ukrainasi legjendar dhe ish-fituesi i Topit të Artë magjepsi botën në Dinamo Kiev, por momentet e tij të arta i pati në Milan, ku ai fitoi gjithçka me klubin italian, por plaga nga Stambolli në vitin 2005 ende e djeg.


Atë mbrëmje, në finalen legjendare të Ligës së Kampionëve, Milani ishte duke fituar 3-0 kundër Liverpoolit në pjesën e parë, por në fund humbi në penallti.

Sheva humbi një goditje të pastër në kohën shtesë, ndërsa goditja e penalltisë u priti nga portieri i Reds, Jerzy Dudek.

Shevchenko së fundmi publikoi autobiografinë e tij” “Jeta ime, futbolli im”. Nga aty u përzgjodh pjesa ku ai e pranon se ajo disfatë i shkatërroi jetën.

“Dudek lëvizte majtas-djathtas, duke kërcyer përreth, duke na marrë nervat. Bëra një hap të lehtë nga qendra në pikën e bardhë. Ndoshta kisha një goditje që do të ma dhuronte Topin e Artë të dytë në karrierën time. Ai po kërcente, duke tundur krahët, por pak më pak se më parë”.

“Vrapimi im ishte i shpejtë, por më pas u ngadalësova. Vendosa të qëlloj në mes. Ai u hodh në të djathtë, por dora e majtë i mbeti dhe topi e goditi në të. Centimetra ndanin kufirin midis, gjithçkaje për ta dhe asgjë për ne. Fundi i historisë. Gjithçka kishte marrë fund. Ky ishte më shumë dështimi im sesa mbrojtja e Dudekut. Nuk e hapa këmbën si duhet dhe nuk godita këndin që doja”, deklaroi Sheva.

Ukrainasi pranoi se ajo lojë e përndiqte për muaj të tërë, madje mori edhe ndihmë mjekësore.

“Më besoni se më vonë e kam parë të gjithë ndeshjen në kasetë të paktën 100 herë, dhe atë mbrojtje nga Dudek në kohën shtesë një mijë herë. Disa shokë të skuadrës arritën ta fshinin atë tmerr nga mendjet e tyre, por unë doja të studioja në detaje se ku gabuam. Dhe sa më shumë shikoja, aq më pak kuptoja”.

“Sa më shumë doja të gjeja një shpjegim, aq më shumë çmendesha. Ishte një gjë që po më hante nga brenda. U zgjova në mes të natës i mbuluar me djersë. Bërtita në shtrat. Ka zgjatur tre muaj, jam ndjerë peng i Stambollit. Është sikur jam në burg me roje me fanella të kuqe që qëndrojnë rreth meje duke mbajtur një trofe”.

“Mu çmend mendja. Duhej të kërkoj ndihmë profesionale. Vendosa të mos mendoj më për atë mbrëmje. Ishte e vështirë, por ia dola. Gjumi m’u kthye në normalitet dhe unë pushova së bërtituri në gjumë”, tregon Sheva, që megjithatë ai pranoi se Liverpooli e meritonte titullin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Dikur shkëlqente tek Liverpooli, tani është përjashtuar nga ekipi amator në moshën 28-vjeçare

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Ish-sulmuesi i Anglisë me akuza të rënda ndaj Klopp: Pa Salah, nuk do të kishin fituar asgjë

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Kalo në kategori