Nga forma tek Real Madridi, rasti i dhunimit në Suedi dhe mungesa e tij tek Franca – Mbappe ka folur për të gjitha
Sulmuesi i Real Madridit, Kylian Mbappe, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediumin francez Clique TV, aty ku ka prekur një sërë temash.
Që prej se u bë pjesë e Real Madridit, Mbappe ka qenë në qendër të vëmendjes në mediumet kryesore në Spanjë dhe jashtë vendit, për çështje brenda dhe jashtë futbollit.
Sidoqoftë, pati një rast kur gjërat shkuan aq larg sa që Mbappe u lidh me një rast dhunimi gjatë kohës sa ishte në pushime në Suedi, si dhe u tha qe ka probleme mendore.
Për të gjitha këto që u thanë në media, Mbappe më në fund i ka sqaruar që të gjitha.
“A jam i lumtur? Shumë, shumë i lumtur. Spanja është një shtet i mrekullueshëm dhe njerëzit janë shumë mikpritës”.
“Njerëzit thonë se jam në depresion dhe i mbaruar? Unë nuk i ndjekë ato që thonë me të vërtetë, është familja ime dhe miqtë që i dëgjojnë. Kështu që është e mërzitshme kur i sheh njerëzit e tu të afërt që preken nga këto”, ka thënë Mbappe fillimisht.
“Unë nuk jam një robot, jam një njeri me frikë, me dyshime dhe me dobësi. Njerëzit e shohin vetëm futbollin dhe thonë ‘ai është i mirë’ ose ‘ai është i keq’ dhe kaq”.
“Rasti i Suedisë? Unë nuk jam i informuar për asgjë, qeveria suedeze nuk më ka kontaktuar mua, unë vetëm shoh gjëra në media, njësoj si ju”.
“Unë kurrë nuk kam qenë i prekur nga rasti i Suedisë, sepse nuk ndihem i përfshirë fare në të. Nëse policia suedeze më thërret? Do të shkojë, natyrisht”, deklaroi francezi.
“Unë i kërkova Deschamps që të mos më ftonte tek Franca, sepse sapo kisha mbërritur në Madrid dhe nuk ndihesha në 100 për qind. Nuk kisha madje as pushim”.
“Arsyeja pse nuk u ftova tek Franca në nëntor? Ky është vendim i trajnerit. Nuk mund t’iu them pse. Më vjen keq. Nëse ai dëshiron ta thotë, mund ta thotë, por unë nuk kam të drejtë”.
“Unë gjithmonë kam ëndërruar që të luajë për Madridin. Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë”.
“Real Madridi më priti mua si një mbret, ani pse nuk kam bërë asgjë për ta. Ishte e pabesueshme, me të vërtetë”.
“Fillimi i sezonit? Nuk ka qenë fillimi më i mirë individualisht ose kolektivisht, por ne jemi ende këtu. Ne ende po luftojmë për çdo titull. Por në Madrid, gjëja më e rëndësishme është pjesa e dytë e sezonit”, përfundoi ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Zbulohet klubi i preferuar i Rashford për t’u transferuar në janar
‘Saga Gyokeres’ po shkon drejt fundit – gjiganti anglez shpreson ta transferojë në verë
Ylli i Man Utd arrin marrëveshje për t’u larguar nga klubi – i pari në epokën e Amorim
Ancelotti i kundërpërgjigjet Simeones pas komenteve për favorizimin e Real Madridit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Më shkon nerva", Driloni e pranon gjatë spektaklit se lidhja me Sarën ishte lojë
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave
Dyshohet që zjarri në “Emshir” ishte i qëllimshëm, banorët thonë se panë tmerrin
Përse Jamie Foxx nuk është martuar kurrë dhe cilat kanë qenë të dashurat e tij?
Policia me aksion në veri, kapen granata, municion e pajisje ushtarake