LAJMI I FUNDIT:

Nga Dua Lipa tek Inva Mula: Të famshmit shqiptarë nëpër botë bëhen bashkë për një koncert madhështor në Romë

Nga Dua Lipa tek Inva Mula: Të famshmit shqiptarë nëpër botë bëhen bashkë për një koncert madhështor në Romë

Si kurrë më parë deri më tani, do të kemi mundësi që t’i shohim në një vend yjet shqiptare me famë ndërkombëtare.

Në kuadër të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare.


Dua Lipa, Ermal Meta, Inva Mula, Olen Çezari, Ramë Lahaj, Genc Tukiçi, Eno Peçi, Elhaida Dani, Lorik Cana dhe Erza Muqolli do të mblidhen bashkë për një koncert.

Këta këngëtarë të famshëm do të mund t’i shohim më 19 nëntor në kryeqytetin italian të Romës.

Në fakt, artistët do të mbajnë një shfaqje madhështore në teatrin Argentina, në orën 20:30.

Ata do të performojnë në një koncert kombëtar në nder të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.

Ishte tenori Ramë Lahaj, ai që njoftoi lajmin përmes llogarisë personale në Instagram duke shkruar se “Tok së bashku për Skënderbeun”. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Tok së bashku për Skënderbeun 🦅 Together for Skenderbeg ❤️ 19.11.2018! Teatro Argentina. Rome, Italy 20:30h Në kuadër të vitit MBARËKOMBËTAR TE SKENDERBEUT , me kërkesë të kreut të Misionit Diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Znj. Majlinda Dodaj, Papa Françesku do të takojë përfaqësues të popullit shqiptar në Vatikan, të cilët do të shoqërohen nga autoritet e larta të Qeverise shqiptare dhe nga liderit e të gjitha besimeve fetare. Gjithashtu të pranishëm do të jenë edhe artistë shqiptarë me famë botërore. Pas takimit me Papën koncerti madhështor " Të Bashkuar në kujtim të Skënderbeut".—————————————————————————-While we are celebrating a Year of Skanderbeg, at the request of the head of the Albanian Diplomatic Mission to the Holy Seat, Mrs. Majlinda Doda, Pope Francis will meet representatives of the Albanian people in Vatican, who will be accompanied by the highest officials of the Albanian Government and leaders of all religious beliefs. Also at this event present will be the most famous Albanian artists. After meeting with the Pope, the grand concert will follow, named "United in memory of Skanderbeg". #albania #tirana #kosovo #prishtina #scanderbeg #nationalhero #dualipa #ramelahaj #invamula #erzamuqoli #ermalmeta #instagram #lorikcana

A post shared by Ramè (@ramelahaj) on Nov 13, 2018 at 1:50am PST

Në trend Magazina

Më shumë
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

“A do të martohesh me mua?” – Bardhi i propozon Sarës gjatë emisionit

Magazina
Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Ylli australian i TikTok-ut, Leah Halton tregon se si po e përballon famën e saj të re, pasi fitoi 700 milionë shikime për klipin 12-sekondësh

Magazina
Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Sara Gjordeni zbulon mallkimet tronditëse që mori për shtatzëninë, nga komentuesit kërcënues

Magazina
Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Zendaya tregon këmbët e tonifikuara në një xhaketë elegante, teksa shkon në shfaqjen e Jimmy Kimmel Live

Magazina
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Kalo në kategori