Nga Buffon te Rooney, Torres e Henry – top 10 rikthimet më të bujshme në ‘fole’

Sikurse në filma edhe futbolli e ka pjesën e tij, kur shpesh mbyllet me përfundim të lumtur, kur i preferuari i tifozëve kthehet në klub, në të cilin e ka shkruar më parë historinë, me shpresën e përsëritjes së lavdive të dikurshme.
Disa shembuj na vijnë në mendje, kur u rikthye Gianluigi Buffon në Juventus në moshën 41-vjeçare, pas vetëm një viti larg nga Torino.
Portieri legjendar italian është një nga dhjete legjendat që i gjeni më posht që është rikthyer në shtëpi pas një aventure dikur tjetër.
Gianluigi Buffon (Juventus)
“Unë dua të falenderoj [Ëojciech] Szczesny dhe [Giorgio] Chiellini , të cilët më ofruan fanellën me nr. 1 dhe tjetrën shiritin e kapitenit, por unë nuk jam këtu për të marrë asgjë nga askush, unë jam këtu që të kontribuoj, siç kam bërë gjithmonë në karrierën time”, tha Buffon në kthimin e tij në Juventus .
Pas një sezoni në Paris Saint-Germain, Buffon kthehet në Juventus ku ai fitoi gjithçka, përveç Ligës së Kampionëve , në 17 sezonet të kaluara.
Thierry Henry (Arsenal)
Arsenali i Arsen Ëenger nuk do të ishte shumë i veçantë pa Thierry Henryn.
Për tetë sezone, francezi ishte udhëheqësi i Gunners , duke shkaktuar kërdi në Highbury dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë i klubit në histori me 228 gola.
Nga Arsenali , Henry u transferua në Barcelonë , pastaj në Red Bulls të Neë York para se të kthehej te Gunners në vitin 2012.
Didier Drogba (Chelsea)
Didier Drogba nga Bregu i Fildishtë kishte shënuar 164 gola për Blutë dhe i udhëhoqi ata në Ligën e Kampionëve të fituar në vitin 2012.
Pasi luajti në Shanghai Shenhua dhe Galatasaray, ai u kthye në sezonin 2014/15 nën drejtimin e Mourinho ku përsëri ai e fitoi Ligën Premier.
Fernando Torres (Atletico Madrid)
Në vitin 2001, me Atletico Madrid në Segunda Division, një i ri i quajtur Fernando Torres debutoi në ekipin e parë, përpara se të bëhej një yll saqë e udhëhoqi klubin edhe në LaLiga.
Ai shkoi te Liverpool dhe më pas në Chelsea.
Pas një huazimi te Milan, Torres u kthye në Atletico, ku ai kaloi 100 gola me klubin, duke luajtur edhe në finalen e Ligës së Kampioneve 2016 dhe fitoi Ligën Evropës në vitin 2018 para se të shkonte në Kinë.
Kaka (AC Milan)
Para se Luka Modric ta fitonte Topin e Artë në vitin 2018, Kaka në vitin 2007 ishte lojtari i fundit që kishte fituar çmimin para se të fillonte epoka Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Kaka fitoi të gjitha me AC Milan përpara se të transferohej në Real Madrid .
Pas një aventure të pasuksesshme, ai u kthye në qytetin italian në vitin 2013 për të luajtur në San Siro edhe për një vit tjetër.
Wayne Rooney (Everton)
Pas transferimit në Manchester United nga Everton si një adoleshent në 2004, marrëdhënia e Wayne Rooney me tifozët e klubit që luajti dhe ishte tifoz edhe vet u ftohë.
Sidoqoftë, të gjitha mosmarrëveshjet erdhën në përfundim, kur Rooney u kthye në shtëpi në 2017 për një sezon.
Andriy Shevchenko (AC Milan dhe Dynamo Kiev)
Andriy Shevcenko ishte një nga golashënuesit më klinikë në Evropë në fillim të shekullit të 21-të.
Në AC Milan , ai shënoi 175 gola dhe fitoi pesë tituj dhe Topin e Artë në 2004, si dhe arriti në podium në vitet 1999 dhe 2000.
Futbollisti i Ukrainës shkoi në Chelsea në vitin 2006, por nuk arriti të përshtatet me lojën angleze dhe u kthye në Milan në edicionin 2008/09.
Gjërat nuk funksionuan aq mirë sa që ai u rikthye në një shtëpi tjetër, këtë herë në atdheun e tij te Dynamo Kiev, të cilin e kishte lënë në vitin 1994.
Juan Roman Riquelme (Boca Juniors)
Juan Roman Riquelme ishte argjentinasi i fundit i madh nr. 10 në Boca Juniors, mes viteve 1996 dhe 2002 para se të transferohej në Barcelonë.
Ai gjeti sukses në Spanjë me Villarrealin para se të kthehej në vitin 2007 në Bombonera, ku vazhdoi deri në pensionimin e tij në 2014.
Joaquin (Real Betis)
Joaquin ishte si një nga talentet më të ndritshme të Spanjës në vitin 2005, ndërsa ai luajti një rol kryesor në triumfin e Real Betis në Copa del Rey.
Ai i siguroi atij një transferim të madh në Valencia përpara se të kalonte dhe te Malaga dhe Fiorentina.
Ai përfundimisht, e gjeti rrugën e tij për në shtëpi në moshën 37 vjeçare, ku mbetet aty edhe sot.
Paul Pogba (Manchester United)
Paul Pogba ishte në radhët e Manchester United, por vendosi të largohej për të bërë një emër për veten, me Juventusin që e kishte marrë francezin e talentuar.
Ai nënshkroi për Juventusin në vitin 2012, duke u bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës, e cila fitoi katër tituj në Serie A rresht dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve 2015 .
Në 2016, United e ktheu për 100 milionë euro. Megjithatë, duket se ai do të largohet përsëri nga Old Trafford.
Bonus i dyfishtë: Diego Maradona (Boca) dhe Johan Cruyff (Ajax)
Johan Cruyff , ylli i ekipit më të mirë të Ajaxit në histori, i cili fitoi tre Kupa të Evropës rresht, nga viti 1971 deri më 1973, shkoi te Barcelona, transferim që do ta ndryshonte klubin në thelbin e tij.
Pas largimit nga Camp Nou ishte te Levante dhe në Shtetet e Bashkuara, pas se të kthehej te Ajax në vitin 1981 për dy sezone.
Një kthim tjetër i shquar ishte ai i Diego Armando Maradona në Boca Juniors .
Familja e famshme nr.10, ylli i Argjentinës që fitoi Kupën e Botës 1986 dhe ikona e Napolit që dy herë fitoi Serie A , ka një status të ngjashëm me Perëndinë në La Bombonera .
Në vitin 1981, ai shkëlqeu aq mirë në Boca që Barcelona nënshkroi me të.
Megjithatë, në vitin 1995, pasi fitoi të gjitha, ai u kthye në Buenos Aires për të dalë në pension me klubin e zemrës së tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
E kryer, Lionel Messi merr vendim të bashkohet me klubin nga MLS

Përfundimi i një epoke: Messi nuk do ta arrijë Ronaldon si golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Ronaldo: E dija që kalimi në Arabinë Saudite do të hapte derën edhe për shumë të tjerë - tani edhe Benzema erdhi

Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Lojtarët më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit – ku futet në këtë mes Jude Bellingham

TradeCo LLC

Kolegji Universum

evroTarget L.L.C

KiKxxl & evroTarget LLC

KiKxxl & evroTarget LLC

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete
Më të lexuarat

Këshilltari i Kurtit i reagon Escobarit: Një popull nuk i nënshtrohet një emisari

Krasniqi për takimin me Escobarin: Do të jetë ditë ogurzezë për Kosovën nëse SHBA përdor zyrtarisht fjalën “sanksion"

Përplasje e ashpër me fyerje ndërmjet Bahtirit dhe Matoshit

Benzema përmend Ronaldon në deklaratën e tij të parë si lojtar i Al Ittihad

Prezantuesja kroate dhe legjenda Hierro janë në pritje të fëmijës së parë të përbashkët

Real Madridi nxjerr në shitje Valverden