LAJMI I FUNDIT:

Nga aktrimi në televizion, Jonida Vokshi zbulon se si po shkojnë përgatitjet për edicionin e dytë të BBVK: Jemi gati t’ia fillojmë

Jonida Vokshi (Foto-kolazh: Endrit Dallaveraj/Telegrafi)

Aktorja dhe Jonida Vokshi ka një karrierë të gjatë dhe mjaft të suksesshme në aktrim dhe televizion.

Megjithëse statusi i të bërit nënë e ka mbajtur më të angazhuar në jetën familjare, ajo prapa nuk e ka lënë as angazhimin profesional.


Në një intervistë për Telegrafin, Jonida tregoi se sa e angazhuar po vazhdon të jetë aktualisht në kinematografi.

“Nuk e kam lënë anash, por është ndryshe angazhimi në televizion dhe ndryshe angazhimi në kinematografi. Kështu që e pata një premierë, që qe edhe në PriFest vitin e kaluar, ‘Virgjëresha Shqiptare (Albanian Virgin)’, e tani pres një projekt goxha të madh ndërkombëtar. Kështu që, kaq mund të them për momentin”, tha Jonida Vokshi për Telegrafin.

Jonida Vokshi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Më tej, ajo tha se është mësuar që paralelisht të jetë e angazhuar si në industrinë e filmit, ashtu edhe të televizionit, dhe e ka të vështirë të dijë se ku ‘i fle zemra më shumë’.

“Janë dy gjëra të ndryshme dhe unë jam rritur me të dyja. Nuk është se kam bërë njërën më pak dhe tjetrën. Kam emocione të ndryshme dhe herë pas here nuk po di se cila të jep emocione të shumta sepse varet nga formati apo roli që ke. Por ajo unë e kam të brumosur, ajo që unë e kam studiuar është aktrimit, kështu që gjithmonë ngelet pak më në avantazh”, tha Jonida.

Jonida Vokshi përgjatë intervistës për Telegrafin (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Në pak javë pritet nisja e edicionit të dytë të spektaklit shumë të shikuar, Big Brother VIP Kosova, në të cilin ashtu si edhe vitin e kaluar, ajo edhe këtë vit pritet të jetë njëra nga prezantueset e tij.

“Në televizion veç a është përgatitur publiku për edicioni ne dytë, se ne po. Ne jemi gati për t’ia nisur, për pak fillojmë. Ka qenë një eksperiencë e re, ndryshe, e vështirë, e bukur, me shumë komponentë brenda, por gjithsesi mbetet ndër ato eksperienca më të bukura për sa i përket televizionit. Dhe mezi pres t’ia fillojmë Big Brother 2-shit”, tha prezantuesja e BBVK.

Jonida Vokshi në moderimin e spektaklit Big Brother VIP Kosova (Foto: Jonida Vokshi/Instagram)

Me gjithë insistimin për të marrë ndonjë detaj surprizë rreth organizimit, Vokshi refuzoi të zbulonte pak më shumë, duke thënë se publiku duhet të ketë vetëm edhe pak durim.

“Sigurisht që jo [nuk do të zbuloj asnjë detaj]…se e lash pak kështu suspancë. Big Brother është vet i tillë formati i surprizave, kështu që s’mund të zbulojmë asnjë gjë momentalisht”, përfundoi Jonida për Telegrafin.

Edicioni i dytë i BBVK nuk ka ende një datë të saktë fillimi, pasi është mësuar se përgatitjet kanë shtyrë pak procesin e nisjes. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Kalo në kategori