Rita Ora ka një listë të gjatë personazh me të cilët ka qenë në lidhje.
Ju mund të keni dëgjuar për ta. Russell Crowe, Christian Bale, Sacha Baron Cohen dhe Isla Fisher janë vetëm disa nga të famshmit me të cilët këngëtarja shqiptare është përfolur se është në lidhje.
Këtë javë, Rita, 30 vjeçe, u pa e afërt me një tjetër personazh të famshëm në Sydney, Australi.
Ka tash e sa kohë që në mediat ndërkombëtare raportohet se ajo ka nisur një lidhej të re me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi
Tabloidi britanik The Sun, ka sjell së fundmi një artikull për disa nga lidhjet më të përfolura të artistes shqiptare ndër vite.
Lidhjet me të famshmit nga Hollywoodi
Regjisori Taika Waititi ka qëndruar në Australi kohëve të fundit për xhirimet e një projekti të ri kinematografik.
Ndërkohë Rita është duke punuar si trajnere në spektaklin “The Voice Australia”, dhe dyshja thuhet se janë takuar fshehurazi për muaj të tërë.
Nuk është hera e parë që këngëtarja e hitit “Hot Right Now” lidhet me dikë në industrinë e filmit.
Në vitin 2018, ajo ka qenë në një lidhje afro katër mujore me aktorin e “Spider-Man”, Andrew Garfield. Ata u ndanë në mars të vitit 2019, pasi thuhet se ai donte një “jetë më private”.
Një burim i tha The Sun në kohën kur dyshja kishin kaluar Krishtlindjet së bashku se Rita e dinte që ata do të ndaheshin.
Kishte gjithashtu një lidhje të shkurtër me aktorin Rafferty Law, djali i çiftit të famshëm Jude Law dhe Sadie Frost. Dyshja u afruan me njëri-tjetrin gjatë xhirimeve të filmit “Twist” vitin e kaluar.
Lidhje me të famshmit nga muzika
Me një numër të madh hitesh dhe bashkëpunime me emra të njohur si Liam Payne dhe Charli XCX, Rita tashmë është në krye të skenës së muzikës pop.
Për sa i përket lidhjeve romantike, jeta e saj private është zhvendosur lart e poshtë.
Ylli më i madh i muzikës me të cilin ajo ka dalë ishte Bruno Mars – por kjo ishte kur të dy ishin të panjohur, në vitin 2009.
Rita, e cila u takua me këngëtarin e hitit “Uptown Funk” përmes labelit të tyre diskografik të dikurshëm, ‘Roc Nation’, tha: “Unë isha 18 vjeçe. Ai ishte një këngëtar i ri që u punësua për të kompozuar këngë për mua”.
“Ishte dashuri ne shikim te parë”, pohoi në atë kohë ajo.
Fama vrau romancën e tyre të sapolindur.
Në 2012, ajo u lidh me fituesin e “X Factor”, James Arthur, i cili zbuloi në autobiografinë e tij se “netët e tyre magjike” e kthyen atë në një të varur nga seksi.
Pasi ndarjes, këngëtari i hitit “Middlesbrough” hyri në lidhje me një modele, ndërkohë që muajin e kaluar ai shprehu keqardhje për atë se çfarë kishte thënë për Ritën në dokumentarin e tij autobiografik.
Rita ka qenë në lidhje edhe me muzikantin Andrew Watt, i cili ka kompozuar këngë për emra të famshëm si: Ozzy Osborne dhe Justin Bieber.
Ndërkohë vitin e kaluar, Ora gjithashtu pati një lidhje me regjisorin greko-francez, Romain Gavras, i cili ka realizuar klipe për reperët e famshëm si: MIA, Kanye West dhe Jay-Z.
Në mars, një zëdhënës i Ritës konfirmoi se ajo dhe Romain ishin ndarë “muaj më parë” për shkak të “angazhimeve të tyre në punë”.
Lidhjet me të famshmit nga moda
Jeta e dashurisë së Ritës gjithashtu përfshin emra të njohur nga fusha e modës.
Ajo doli për një vit me Ricky Hilfiger, djalin e stilistit Tommy, i cili quhet Ricky Hil.
Rita që u shfaq në krahun e reperit me flokë të gjelbër në Javën e Modës në New York në vitin 2015. Ajo gjithashtu e shoqëroi atë në hapjen e një dyqani të ri ‘Hilfiger’ në Paris atë vit .
Page Six raportoi se ata u ndanë sepse Ricky ishte i pakënaqur me “sjelljen e saj flirtuese”, ndërsa një raport tjetër sugjeroi që ai luftonte me suksesin dhe famën e Ritës në “X Factor” aso kohe.
Jo shumë kohë pas ndarjes së tyre në korrik të vitit 2015, Ricky u duk se i referohej ish-it të tij në një status në rrjetet sociale, ku u shpreh: Bejb, ti më q*ve më mirë se ato vajzat e tjera”.
Disa muaj më vonë, ai u arrestua në Miami, ShBA, sjellje të çrregullt dhe posedim të marihuanës.
Lidhjet me të famshmit nga fusha e televizionit
Nëse doni të bini në sy, dilni me një anëtar të familjes Kardashian.
Dhe Rita bëri pikërisht këtë, duke u lidhur një kohë me vëllain e Kimit, Rob Kardashian. Ajo tha më pas se kurrë nuk kishte menduar se ishte “në të vërtetë një marrëdhënie”, duke shtuar: “Unë kurrë nuk e përcaktova atë mendërisht si të dashurin tim”.
Rita Ora gjithashtu pranoi vitin e kaluar se ishte e “fiksuar me” Joey Essex.
Në mars të vitit 2020, ylli i reallity-show “Reem” u pa duke u drejtuar në rezidencën e Ritës në Londër në 4 të mëngjesit, duke dalë 13 orë më vonë, dhe dukej shumë i kënaqur me veten.
Rita mohoi të kishte ndonjë romancë me të, ndërsa Joey tha se ata ishin “thjesht miq”.
Lidhje tjera me të famshëm nga showbizi
The Sun zbuloi në vitin 2019 se Rita ishte fshehtësisht në lidhje me Brooklyn Beckham dy vjet më parë, kur ajo ishte 26 vjeçe dhe ai sapo kishte mbushur 18 vjeç.
Ata ishin fotografuar duke parë në sytë e njëri-tjetrit, teksa ishin së bashku në një kinema në lagjen ‘Notting Hill’ të Londrës, në maj të vitit 2017. Muajin pasardhës, ata morën pjesë së bashku në Festivalin “Glastonbury”.
Lidhja nuk u mirëprit mirë nga Victoria as edhe një grimë, e cila urdhëroi çiftin të ndalonte takimet e tyre klandestine.
Një burim i brendshëm aso kohe tha: “Ajo e bëri të qartë se nuk e miratonte”.
Edhe David Beckham nuk ishte i lumtur. Rita u përfol se kishte dalë me shokun e tij më të mirë, agjentin e futbollit, Dave Gardner, në vitin 2013.
Ajo dhe Dave – i cili është divorcuar nga bukuroshja e Davinia Taylor – u panë të kapur për dore dhe duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit në eventin e madh BRIT Awards atë vit.
Miqësia me të famshmit nga Mbretëria
Mirë, ata kurrë nuk ishin në lidhje – të paktën me aq sa di – por Rita ka krijuar një miqësi shumë të mirë me Princin Harry.
Ajo tha: “Sa herë që shohim njëri-tjetrin, unë gjithmonë habitem se sa ai kujton për bisedat e tjera që kemi pasur”.
“Ai është i qeshur dhe të dëgjon deri në fund”, ka thënë artistja shqiptare. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBetejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës
"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre