LAJMI I FUNDIT:

Filmi i shumëpritur i agjentit James Bond – No Time to Die, impresionon kritikët e filmit dhe thyen rekorde në arkat filmike, nga 6 tetori nis të shfaqet edhe në Cineplexx

Filmi i shumëpritur i agjentit James Bond – No Time to Die, impresionon kritikët e filmit dhe thyen rekorde në arkat filmike, nga 6 tetori nis të shfaqet edhe në Cineplexx

No Time to Die, filmi i fundit i agjentit James Bond me aktor Daniel Craig, ka marrë vlerësime tejet pozitive nga kritikët përpara shfaqjes së tij këtë javë.

No Time to Die, i cili arrin më 6 tetor në Cineplexx në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, ka marrë vlerësime tejet pozitive para shfaqjes së tij për publikun e gjerë. Filmi nisi paraprakisht shfaqjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa shtete të mëdha, ndërsa premiera e filmit në Kosovë do të mbahet me datën 6 tetor.


No Time to Die ka thyer rekordet në shfaqjen e tij në Britani, duke tejkaluar fundjavën e parë të shfaqjes të të gjithë filmave tjerë të franqizës dhe në total ka arkëtuar 119 milionë nga 54 shtete në total.

Në vlerësimet rreth filmit, është përmendur aksioni fantastik në film, fuqizimi i aktoreve femra në film si dhe po cilësohet si filmi më emocional nga seria e filmave të agjentit James Bond.

Filmi No Time to Die, është filmi i fundit nga seria e filmave të agjentit 007 ku në rolin e Bond shfaqet aktori Daniel Craig. Filmi flet për agjentin James Bond i cili ka braktisur shërbimin aktiv.

Paqja e tij është megjithatë jetëshkurtë, kur Felix Leiter, një mik i vjetër nga CIA paraqitet duke kërkuar ndihmë, duke dërguar agjentin Bond kështu në kërkim të një antagonisti misterioz i paijusr me një armë të rrezikshme të re teknologjike.

Filmi vjen nën regjinë e Cary Joy Fukunaga ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Daniel Craig, Naomie Harris, Lea Seydoux, Rami Malek.

Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth filmit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqen e Cineplexx.

Në trend Magazina

Më shumë
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra

“Burrat që godasin gratë, nuk janë burra" - Thyen heshtjen bashkëshorti i Cassie Ventura pas videos tronditëse

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Modelja Cassie Amato tregon linjat e saj mahnitëse, me bikini të zeza

Modelja Cassie Amato tregon linjat e saj mahnitëse, me bikini të zeza

Magazina
Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Emily Ratajkowski, 50 Cent e shumë të famshëm të tjerë, reagojnë ndaj pamjeve të sulmit të dhunshëm të Diddy-t ndaj ish-të dashurës

Magazina
Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Meritoni këmbëngul ta zbulojë të vërtetën, Heidi: Kam probleme ligjore me Massimilianon

Magazina
Kalo në kategori