Nga 40 deri në 45 mijë funte, këto janë çmimet e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier (Foto)

Antonio Conte është duke fituar betejën e menaxherëve në fushës në Ligën, por është Sean Dyche, i cili është i pari nga orët kur është fjala për të venduar një orë me çmim të lartë.
Sipas Sportsmail, trajneri i skuadrës Burnley është ‘merakliu’ më i madh i orëve të dorës në kampionatin anglez, pasi mban në dorë një orë që kushton hiç më pak se 45 mijë funte.
Hulumtimi i këtij mediumi anglez tregon që trajneri i shkarkuar para disa ditëve nga Swansea, amerikani Bob Bradley është trajneri që mban orën më të lirë në Ligën Premier, pasi besoni apo jo, ora e dorës së tij ka kushtuar vetëm 40 funte, përcjell Telegrafi.
Më poshtë Telegrafi iu sjell listën e orëve të të gjithë trajnerëve të Ligës Premier dhe çmimet e tyre, duke parë që çmimet dhe modelet janë nga më të ndryshmet, ndërsa renditja e tyre është bërë në bazë të alfabetit, apo më saktë shkronjës së parë të skuadrës. /Telegrafi/
Arsene Wenger (8,350 funte) – Arsenal









































































