Nezir Mehmetaj nga qyteti i Klinës në Kosovë, kishte qenë me të ëmën në një spital në qytetin jugor serb Nish.
Kur po kthehej në Kosovë, 6 muaj më parë, ai është arrestuar nga policia serbe dhe po mbahet në paraburgim për krime lufte.
Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Ndërsa si pjesë të dëshmive prokuroria serbe ka paraqitur foto me pretendimin se janë të të dyshuarit, por avokati mbrojtës thotë se këto foto janë të kryetarit aktual të Obiliqit Xhafer Gashi.
Thotë se kurrë nuk ka pasur ndonjë rast me më pak dëshmi dhe se gjykata nuk ka fakte mbi këtë ngjarje.
“20 vjet askush nuk është dëgjuar dhe prokuroria për krime lufte nuk ka bërë asnjë veprim, por e kanë arrestuar personin. Kjo mungesë dëshmish është e pamundur. Për pesë muaj dëshmia kryesore ka qenë një fotografi që prokurori e ka marrë nga internet dhe ai thotë që ky është i akuzuari”.
Ndërsa fotografitë e tij enden nëpër gjykatat serbe Xhafer Gashi vazhdon punën në Obiliq si kryetar i këtij qyteti.
Ai pranon se këto foto janë të tij dhe jo të Mehmetajt që pretendon prokuroria serbe dhe po vazhdon të mbahet në paraburgim.
“Unë kam dëshmuar dhe dëshmoj se ajo fotografi me të cilën akuzohet është shkëputur nga një videoxhirim ku kemi pasur disa medium gjatë kohës së luftës. Dëshmoj me përgjegjësi të plotë që personi të cilin po e akuzojnë në Serbi nuk është por është fotografi e imja”.
Gashi ka shërbyer në Brigadën 138 Agim Ramadani thotë se nuk është i çuditur nga fabrikimet e tilla që bën Serbia dhe se ky pretendim i tyre me Mehmetajn kjo e dëshmon më së miri këtë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKomuna e Graçanicës me standarde të dyfishta, Gashi: Shqiptarët po përjashtohen nga lejet e ndërtimit
Escobar për anëtarisimin e Kosovës në KiE: Kemi dëgjuar se ka shqetësime për Asociacionin
ShBA-të mirëpresin vendimin për kalimin nga patentë shoferët ilegal në RKS
Kurti: Kushtëzimi i anëtarësimit në KiE me Asociacionin është absurd
Kusari-Lila e shqetësuar pasi i akuzuari që e kanosi arrin marrëveshje me prokurorinë për pranim të fajësisë
Deputeti gjerman: Ndërlidhja e Asociacionit me anëtarësimin e Kosovës në KiE do të ishte gabim i rëndë, shtetet perëndimore nuk mësuan nga gabimet e së kaluarës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?