eksperti ad

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar saktë fituesit e tre Kupave të Botës të fundit.

Duke përdorur një kombinim të variablave sportivë, demografikë dhe financiarë, strategu i investimeve kishte parashikuar me bindje se Japonia do të eliminonte Brazilin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.


Parashikimi i tij tërhoqi vëmendje të madhe në media dhe, sipas raportimeve, arriti edhe në dhomat e zhveshjes së brazilianëve përpara përballjes së shumëpritur në Houston.

Megjithatë, në fushë ndodhi e kundërta. Brazili i drejtuar nga Carlo Ancelotti përmbysi rezultatin dhe triumfoi me shifrat 2:1, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

Pas ndeshjes, Neymar nuk humbi rastin për t'iu përgjigjur ekonomistit gjerman në rrjetet sociale. Sulmuesi brazilian publikoi një fotografi të Joachim Klement dhe shkroi me ironi:

“Z. Joachim Klement… ju lutem, provoni përsëri në Kupën e Botës së ardhshme".



Postimi i shkurtër, por thumbues, u bë menjëherë viral në internet, pasi fitorja e Brazilit tregoi se kësaj radhe parashikimet dhe llogaritjet algoritmike të ekonomistit gjerman rezultuan të gabuara. /Telegrafi/

telegrafi sport app