LAJMI I FUNDIT:

Neymar shpreson të kthehet në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Neymar shpreson të kthehet në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Foto: Goal.com

Neymar shpreson që të jetë i aftë në kohë për të luajtur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, nëse Paris-Saint Germain do të eliminojë Manchester Unitedin.

Planet e yllit brazilian duken shumë më bindëse pas fitores 2-0 të PSG-së në Old Trafford të martën, që do të thotë se kampionët francezë në fuqi duket se do të kualifikohen për çerekfinale.


Ata arritën këtë pa Neymarin, i cili ka luftuar me një dëmtim metatarsal që pati në fitoren e muajit të kaluar të Coupe de France kundër Strasburgut.

Zyrtare: Neymar së paku dhjetë javë jashtë fushave të blerta
Lexo po ashtu Zyrtare: Neymar së paku dhjetë javë jashtë fushave të blerta

Megjithatë, Neymar dëshiron të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mendon se do të jetë i aftë në kohë për raundin e radhës të garës elitare evropiane edhe pse fillimisht u përjashtua për 10 javë.

Neymar shpreson të rikthehet në çerekfinale (Foto: Getty Images)

“Po bëhem më mirë”, ka thënë fillimisht sulmuesi brazilian për emisionin Fui Clear YouTube.

“Ne kemi bërë tashmë disa trajtime, disa procedura për ta përmirësuar atë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jemi të kënaqur me përparimin dhe me mënyrën se si gjërat po shkojnë”.

Neymar: Do ta fitojmë Ligën e Kampionëve sepse kemi një trajner gjenial
Lexo po ashtu Neymar: Do ta fitojmë Ligën e Kampionëve sepse kemi një trajner gjenial

“Nuk mund të pres më të bëj atë që më pëlqen të bëj më së shumti në jetën time, që të luaj futboll”.

“Është tetë deri në 10 javë [periudha e rikuperimit] – kjo është ajo që ne imagjinojmë, prandaj mendoj se 10 javë janë shumë. Po e përshpejtojmë procesin e rikthimi”, përfundoi Neymar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori