LAJMI I FUNDIT:

Neymar sërish tregohet vendimtar, PSG mposht Lyonin

Neymar sërish tregohet vendimtar, PSG mposht Lyonin
(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini ka regjistruar fitore minimale (1-0) si mysafir i Lyonit në Groupama Stadium, në ndeshjen e javës së gjashtë në kampionatin francez.

Fraksioni i parë i lojës nuk dhuroi shumë raste shënimi, prandaj skuadrat shkuan në pushim me rezultatin e fillimit të ndeshjes. Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati Neymar në minutën e 23-të, por nuk e shfrytëzoi.


Në gjysmën e dytë, ishte Angel Di Maria lojtari që u tregua i rrezikshëm, mirëpo goditja e tij përfundoi mbi portë.

Për fitoren e mysafirëve u kujdes Neymar, i cili shfrytëzoi angazhimin e Di Marias dhe e mposhti portierin Anthony Lopes (87′).

Kjo ishte fitorja e pestë e Paris Saint-Germainit nga gjashtë ndeshje të zhvilluara (ku numëron edhe një humbje) dhe është në krye të Ligue 1 me 15 pikë.

Për Lyonin ishte humbja e dytë, ndërsa ka regjistruar edhe dy barazime dhe dy humbje duke arkëtuar tetë pikë. /Telegrafi/