LAJMI I FUNDIT:

Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet te Barcelona, por fillimisht duhet të kërkojë falje – thotë kandidati për president të Blaugranëve

Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet te Barcelona, por fillimisht duhet të kërkojë falje – thotë kandidati për president të Blaugranëve

Kandidati për president të Barcelonës, Jordi Farre ka thënë se Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet në Camp Nou.

Por, për të ndodhur një gjë e tillë sipas tij, sulmuesi brazilian fillimisht duhet të kërkojë falje ndaj klubit.

Neymar kishte një periudhë të suksesshme me Blaugranët, mirëpo pastaj befasoi të gjithë në vitin 2017 duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për shumën rekord 222 milionë euro.

Që nga atëherë, Neymari ka shënuar 50 herë në 59 takime në Ligue 1, derisa ka asistuar në 29 të tjerë, mirëpo edhe që ka vuajtur nga shumë lëndime.

Sidoqoftë, Farre beson se braziliani dhe Lionel Messi mund të luajnë sërish së bashku.

“Neymar i ka dyert e hapura që të rikthehet, mirëpo fillimisht duhet të kërkojë falje për veprimet që kishte bërë”, ka thënë ai për RAC1.

“Ne kemi biseduar me njerëzit e tij dhe ata na kanë thënë rreth asaj ‘për rikthim në shtëpi'”.

“Kush nuk do të dëshironte lojtarin e tretë më të mirë në botë në skuadër? Ka një opsion si kërkesë për transferim e që do të kushtonte rreth 40-45 milionë euro”, ka shtuar më tej Farre.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të jetë në gjendje të rikthejë Neymarin në skuadër, apo mund të humbë edhe Messin në verën e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori