LAJMI I FUNDIT:

“Neymar është një palaço i vërtetë që kërkon faullet më të lehta”, Zambrano godet brazilianin

“Neymar është një palaço i vërtetë që kërkon faullet më të lehta”, Zambrano godet brazilianin

Mbrojtësi i Perusë, Carlos Zambrano e ka quajtur Neymarin si ‘palaço’ i cili kërkon faullet më të lehta në lojën e futbollit.

Superylli i Paris Saint-Germain ka qenë në detyrë ndërkombëtare me Brazilin dhe ata mundën Perunë 4-2 të mërkurën mbrëma.


Ai shënoi një het-trik me dy nga ato gola që erdhën nga pika e bardhë – diçka që Zambrano mendon se lojtari e kishte planifikuar gjatë gjithë kohës.

“Sinqerisht, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, një nga më të mirët në botë, por për mua ai është një palaço i vërtetë”, ka thënë fillimisht Zambrano për Goal.

“Neymar është i vetëdijshëm për gjithçka që bëri në fushë, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm por po kërkonte edhe faullin më të vogël, faullin më të lehtë”.

“Në zonën e penalltisë ai u hodh katër ose pesë herë për të parë nëse do t’i jepnin një penallti dhe në fund ai e arriti qëllimin e tij, me dy penallti, por ato nuk ishin”, përfundoi mbrojtësi i Boca Juniors.

Urimi i ngrohtë i Ronaldos, pasi Neymar e kaloi në listën e golashënuesve më të mirë të Brazilit
Lexo po ashtu Urimi i ngrohtë i Ronaldos, pasi Neymar e kaloi në listën e golashënuesve më të mirë të Brazilit

Golat e Neymarit e ndihmuan atë të kalonte legjendën Ronaldo Nazario në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërat, me 28-vjeçarin që tani ka 64 gola me Brazilin.

Pele është shënuesi rekord i të gjitha kohërave me 77 gola në emër të tij dhe Neymar duket se do ta mposhtë atë në vitet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori