LAJMI I FUNDIT:

Neymar, djaloshi që ëndërronte të bëhej “Supermen”: Jetoi në varfëri të skajshme, në një shtëpi që rrethohej prej plehrave të qytetit deri tek jeta luksoze (Foto)

Neymar, djaloshi që ëndërronte të bëhej “Supermen”: Jetoi në varfëri të skajshme, në një shtëpi që rrethohej prej plehrave të qytetit deri tek jeta luksoze (Foto)

“Ne nuk filluam nga zero … filluam nga minus pesë”. Kështu fillon tregimi i Neymar Sr, i cili tregon kontrastin e thellë të jetës së djalit të tij, që dikur ishte shumë i varfër ndërsa sot është lojtari më i shtrenjtë në botë. 

Neymar paguhet 670 mijë euro në javë apo 2.6 milionë euro në muaj

Sulmuesi brazilian është transferuar për 222 milionë euro gjatë verës së kaluar nga Barcelona tek Paris Saitn-Germain, duke e bërë klubin francez të jetë sërish në qendër të vëmendjes së mediave botërore.


Rihanna, Tyga, Naomi Campbell, Kardashianët dhe Beckhamët janë vetëm disa prej yjeve botërore që kanë qëndruar në shkallët e stadiumit të skuadrës franceze pas transferimit të Neymarit.

Rihanna në Parc de Princes

David Beckham në Parc de Princes

Justin Bieber, Drake dhe Lewis Hamilton janë vetëm tre prej shumë yjeve botërore që janë miq të futbollistit.

Por, artikujt e mediave rreth ndejave të shfrenuara dhe jetës sikur të një ylli hollivudian, kanë bërë që shikuesit të pyesin nëse Neymar po i largon sytë nga topi.

Por, shumë shpesh, talenti shkon i paplotësuar pasi gjithnjë e më shumë zero shfaqen në fund të bilancit bankar.

Neymar kur ishte 12-vjeçar te Santosi

Duke u rritur në Mogi das Cruzes, në periferi të Sao Paulos, jeta e kaluar e kapitenit të Brazilit ishte “mizorie” në fillim.

Kohët ishin aq të vështira për prindërit e futbollistit, nënës Nadine dhe babait, Neymar Sr. sa ata nuk mundën të përballonin shpenzimet as edhe të një skanimi me ultratinguj para lindjes së futbollistit.

Dhe, në moshën katër muajshe, Neymar i mitur mbijetoi mrekullisht duke u hedhur nga një automobil gjatë një përplasje të tmerrshme që e la babanë me një brinjë të thyer.

Si një foshnjë, Neymar kishte jetuar në një shtëpi të vogël me qira dhe pa energji elektrike.

Neymar në ditëlindjen e parë me babanë dhe nënën

Prindërit e Neymar festuan ditëlindjen e parë, ku nëna e përshkruante zonën si “një lagje shumë e ulët sociale”, duke shtuar “Ne jetuam aty kur ishte një fushë për hedhjen e mbeturinave të qytetit”.

E gjithë familja – tani me shtimin e foshnjës Rafaella – nuk kishte mundësi përveçse të shkonte në shtëpinë e vogël të gjyshërve të Neymarit, ku gjithçka që kishin ishte një dyshek.

Dhe, ndërsa Neymar i ri zhvilloi aftësitë me top në rrugë, babai i tij punoi tre punë – si një punëtor krahu, një mekanik dhe shitës – vetëm për të pasur një çati mbi kokat e të gjithëve.

Neymar në shtëpi të gjyshit duke luajtur me një top

“Kjo nuk ishte shumë kohë më parë, rreth vitit 2000. Ne jetuam atje derisa Neymar u bë një profesionist”, tha Netmar Sr., duke folur rreth jetës së djalit të tij.

“Ne gjithmonë e kemi ndihmuar të ndjekë ëndrrat, që nga mosha shumë e hershme. Si fëmijë, ai donte të ishte gjithçka – Superman, Power Rangers. Ai ishte hiperaktiv dhe ende është”, shtoi Neymar Sr.

Dhe përkushtimi i babait të tij është diçka që Neymar nuk e ka harruar, pavarësisht rritjes së popullaritetit botëror.

Babë e bir

Marrëdhënia e tyre ka qenë e rëndësishme për çdo hap në karrierë. Nuk është rastësi që Neymar mban emrin e babës në fanellë.

Dhe kjo nuk ishte kurrë më e dukshme se sa në një mesazh në Instagram para nënshkrimit me PSG-në, kur Neymar shkroi “Ju përfaqësoj të gjithë miqtë e mi. Ti je një nga gjërat më të mira që kam në jetë. Të dua babi!”

Afërsia e patundur e Neymarit me familjen nuk ndalet atje. Ai ka të vizatuar në trup fytyrat e së motrës së tij, Raffaelas, nënës Nadine dhe djalit, Davi Lucca.

Neymar tregon tatuazhet në trup

Neymar dhe e motra, Rafaella

Neymar debutoi si futbollist profesionist te Santosi në moshën 17-vjeçare, pasi nuk e transferoi në moshën 14-vjeçare Real Madridi.

Pas zhgënjimit me Los Blancos, babai nënshkroi një marrëveshje me palën braziliane para se të negociojnë çdo transferim të ardhshëm.

Dhe, kur përfundimisht bëri kalimin në Evropë te Barcelona në vitin 2013, jeta e gjithë familjes ndryshoi përgjithmonë.

Duke vepruar si agjenti i djalit të tij, Neymar Sr fitoi 35 milionë funte duke ndërmjetësuar transferimin – një paradhënie prej 9 milionë funteve para se të merr edhe 26 milionë funte pas finalizimit të marrëveshjes.

Theksojmë se Santos mori vetëm 15 milionë funte për ta zhvilluar dhe edukuar si futbollist. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori