LAJMI I FUNDIT:

Neymar dëshiron t’i bashkohet Ronaldos te Real Madridi

Neymar dëshiron t’i bashkohet Ronaldos te Real Madridi
(Getty Images)

Sulmuesi brazilian, Neymar thuhet se dëshiron bashkimin me gjigantin spanjoll, Real Madridin.

Neymar u transferua në verën e kaluar nga Barcelona tek Paris Saint-Germain për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.


Megjithatë, Neymar nuk ka gjetur qetësinë e duhur në Francë dhe mund të largohet pas vetëm një sezoni të kaluar në Parc des Princes.

Perez përfshinë Iscon në ofertën e re 400 milionëshe për Neymarin
Lexo po ashtu Perez përfshinë Iscon në ofertën e re 400 milionëshe për Neymarin

Shumë skuadra të mëdha evropiane kanë shprehur interesim për shërbimet e tij, por thuhet se Mbretërit janë më të eturit për ta sjell përsëri në La Liga.

Ronaldo dhe Neymar treguan raporte të mira në ndeshjen mes Realit dhe PSG-së (Getty Images)

Mediat në Spanjë raportojnë se tani edhe ylli brazilian dëshiron të rikthehet në La Liga, por kësaj radhe jo tek Barcelona, por tek rivalët e tyre të urryer, Reali.

Sipas gazetës spanjolle Marca, ylli i PSG-së, Neymar dëshiron të luajë përkrah Cristiano Ronaldos në Real Madrid.

PSG mund të detyrohet ta shesë Neymarin shkaku i Fair Play Financiarit
Lexo po ashtu PSG mund të detyrohet ta shesë Neymarin shkaku i Fair Play Financiarit

Real Madridi thuhet se po përgatit një ngritje vullneti për Ronaldon me qëllim që ta mbajë atë të lumtur, ndërsa klubi po përgatitet të paguaj një shifër të madhe për Neymarin.

PSG mund të detyrohet ta shes yllin kryesor të skuadrës shkaku i Fair Play Financiarit, ndërsa nuk mungojnë ofertat as nga Liga Premier. /Telegrafi/