LAJMI I FUNDIT:

Newcastle duhet t’i paguajë Tottenhamit 12 milionë euro nëse dëshiron ta marrë Pochettinon si trajner

Newcastle duhet t’i paguajë Tottenhamit 12 milionë euro nëse dëshiron ta marrë Pochettinon si trajner

Newcastle United është duke u përgatitur për një epokë të re dhe nga kjo verë pritet të ndodhin gjëra të mëdha.

Mike Ashley ka njoftuar se do të shesë klubin me të përfunduar ky edicion, derisa Mohammad bin Salman është shfaqur prej muajsh si blerësi më serioz.

Princi nga Arabia Saudite do të paguajë 350 milionë euro për të marrë të gjitha aksionet e klubit, derisa do të përgatitet t’i bëjë edhe disa transferime të mëdha.

Por, skuadra duhet të ndërtohet fillimisht nga një trajner që ka treguar suksese, e Mauricio Pochettino është favorit për të marrë drejtimin e Magpies.

Trajneri argjentinas është aktualisht i papunë, pasi në fund të vitit të kaluar është shkarkuar nga Tottenham Hotspuri.

Newcastle i gatshëm t'i ofrojë një pagë të majme Mauricio Pochettinos vetëm që të bëhet trajner i tyre
Lexo po ashtu Newcastle i gatshëm t'i ofrojë një pagë të majme Mauricio Pochettinos vetëm që të bëhet trajner i tyre

Pochettino u zëvendësua nga Jose Mourinho, derisa ende vazhdon të jetë nën kontratë me Spurs.

Për t’i marrë shërbimet e trajnerit, Newcastle duhet t’i paguajë rivalit nga Liga Premier rreth 12 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori