Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munich, do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe Neuer është shumë i ngazëllyer për duelin.

"Unë mezi pres që të luaj në Bernabeu përsëri dhe të fitoj. Unë kam shumë kujtime pozitive kur mendoj për atë stadium. Ishte një fitore e çmendur në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales dy vite më parë në penalti".


"Dhe jam kurioz që të shoh si është disponimi në Madrid sepse Reali dhe Atletico do të luajnë së pari në shtëpi. Do të ketë tifozeri të të katër ekipeve gjysmëfinaliste të martën dhe të mërkurën. Do të jetë një festë e madhe", ka deklaruar Neuer. /Telegrafi/

telegrafi sport app