LAJMI I FUNDIT:

Netanyahu i përgjigjet kritikave të presidentit Biden

Netanyahu i përgjigjet kritikave të presidentit Biden

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti politikat e tij në Rripin e Gazës pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se lideri izraelit “po e dëmton Izraelin më shumë sesa po ndihmon”.

“Nuk e di saktësisht se çfarë donte të thoshte presidenti, por nëse ai donte të thoshte me këtë, që unë po ndjek politika private kundër dëshirës së shumicës së izraelitëve dhe se kjo po dëmton interesat e Izraelit, atëherë ai e ka gabim në të dyja aspektet”, tha Netanyahu në një intervistë për Politico dhe median gjermane Bild, përcjell Telegrafi.


Biden i bëri komentet e tij gjatë një interviste me MSNBC që u transmetua të shtunën, kur tha se Netanyahu “duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje jetëve të pafajshme që humbasin si pasojë e veprimeve të ndërmarra” në Gaza.

Studentë pro-palestinezë kërkuan që historiani izraelit të largohet nga kampusi i një universiteti në Londër – zbulohen deklaratat që provokuan një reagim të tillë
Lexo po ashtu Studentë pro-palestinezë kërkuan që historiani izraelit të largohet nga kampusi i një universiteti në Londër – zbulohen deklaratat që provokuan një reagim të tillë

Netanyahu tha se ai synon të ecë përpara me një pushtim të qytetit jugor të Gazës, Rafah, pavarësisht se Biden paralajmëroi se kjo do të ishte një “vijë e kuqe”.

“Ne do të shkojmë atje. Ne nuk do të largohemi. E dini, unë kam një vijë të kuqe. E dini cila është vija e kuqe? Se 7 tetori nuk ndodh më. Nuk ndodh më kurrë. Dhe për ta bërë këtë, ne duhet të përfundojmë shkatërrimin e ushtrisë terroriste të Hamasit”, tha ai.

Netanyahu tha se operacioni nuk do të zgjasë më shumë se dy muaj, por nuk dha detaje mbi afatin kohor.

Afrimi i Ramazanit ka rritur tensionet në Lindjen e Mesme, duke pasur parasysh paralajmërimet e përsëritura të Izraelit se po përgatiste një ofensivë ushtarake në këtë zonë, ku aktualisht janë strehuar rreth 1.5 milionë palestinezë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australian dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Kalo në kategori