LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk ka census, Xhaferi do të caktojë zgjedhje të reja presidenciale në afat prej 6 muajsh

Nëse nuk ka census, Xhaferi do të caktojë zgjedhje të reja presidenciale në afat prej 6 muajsh

Nëse nuk ka dalje në rrethin e dytë prej 40%, nuk është përmbushur kushti për zgjedhje të suksesshme. Në këtë rast do të ketë zgjedhje të reja”, thotë kryetari i KShZ-së, Oliver Derkoski.

“Nëse nuk ka dalje prej 40% në rrethin e dytë, nuk është përmbushur kushti për zgjedhje të suksesshme. Në këtë rast menjëherë caktohen zgjedhje të reja, përkatësisht kryetari Xhaferi duhet të caktojë zgjedhje të reja”, tha Derkoski në intervistën e tij për Radio Evropa e Lirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shton se KShZ në periudhën e kaluar ka ndërmarrë të gjitha masat organizative që janë të nevojshme për organizmin dhe zbatimin e zgjedhjeve presidenciale.

Në pyetjen se është real numri prej 1.8 milion votues në shtet që ka dy milion banorë, Derkoski sqaron se në Lsitën Zgjedhore është secili qytetar mbi moshën 18 vjeçare dhe që ka shtetësi të shtetit tonë.

“Kjo do të thoë se të gjithë që kanë shtetësi, janë të rritur, pa dallim nëse jetojnë në shtetin tonë ose jashtë, kanë të drejtën e votës. Këtu është dallimi dhe nuk duhet të bashkojmë numrin e banorëve me numrin e votuesve të regjistruar. Nëse mundeni të merrni numër nga MPB, do të shihni se dikur rreth 2.5 milion është numri i shtetësive që janë dhënë nga ministria dhe nëse në atë numër e hiqni numrin e personave ri, atëherë numri që e kemi në Listën Zgjedhore është numër real”, tha Derkoski.

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi në brifing me gazetarët javën e kaluar sqaroi se nëse nuk ka census, ai do të caktojë zgjedhje të reja, Xhaferi do të jetë ushtrues detyre i presidentit të shtetit.

Nëse Xhaferi bëhet ushtrues detyre, ai mund t’i udhëheq seancat në Kuvend, por nuk do të mund të votojë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori