LAJMI I FUNDIT:

Nëntëmbëdhjetë anëtarët e Kryesisë, kërkojnë ndryshme në PD: Basha, ik!

Nëntëmbëdhjetë anëtarët e Kryesisë, kërkojnë ndryshme në PD: Basha, ik!
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i PD Lulzim Basha, gjate homazheve ne Pallatin e Kongreseve, per nder te Heroit te Demokracise, Azem Hajdari, me rastin e 15 vjetorit te vdekjes dhe rivarrimit te eshtrave ne varrezat Deshmoret e Kombit.

Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 qershorit ka detyruar 19 anëtarët e Kryesisë së PD-së të kërkojnë publikisht largimin e kryedemokratit Lulzim Basha, duke e bërë si përgjegjësin kryesor të humbjes së këtyre zgjedhjeve. Deklaratën mund ta lexoni të plotë më poshtë.

“Tani që përfundoi numërimi i çdo kutie të këtij procesi zgjedhor të vështirë dhe të ndotur nga paratë e pista të drogës dhe kërcënimeve të papranueshme për një shoqëri të lirë, dëshirojmë që në radhë të parë të falenderojmë komisionerët dhe numëruesit e PD që kanë qenë heronj, dinjitozë dhe qëndrestarë në këto momente të vështira për PD dhe procesin zgjedhor.


Humbja e thellë e PD në këto zgjedhje na detyron marrjen përsipër të përgjegjësive. Lulzim Basha kryetari i PD është përgjegjësi kryesor i kësaj humbjeje. Për më tepër Kryetari i Partisë ka marrë përsipër personalisht, në shkelje të normave statutore hartimin e listës së deputetëve dhe programin e fushatës, duke hequr përdhunshëm simbolet e PD dhe mbjellë përçarje të pamerituar me etiketimet “ky është i republikës së vjetër deri tek 22 vjeçaret e FRPD”.

Basha bëri një fushatë për Listën Basha duke mos reflektuar asnjë nga shqetësimet dhe kauzat kryesore të opozitës si kriminalizimi i parlamentit dhe administratës, droga, koncesionet etj dhe në përputhje të plotë me fushatën e PS.

Prandaj, Kryetari i PD Lulzim Basha si përgjegjësi i kësaj humbjeje duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë rinovimit të PD dhe bashkimit sa më të gjerë të saj!

  • Arben Skënderi Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  • Avenir Peka, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  • Edith Harxhi Anëtar i KK
  • Edvin Kulluri Anëtar i KK
  • Endira Bushati Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  • Fabian Topollaj, Anëtar i KK
  • Gent Malko, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  • Grigels Muçollari Anëtar i KK
  • Gent Minarolli Anëtar i KK
  • Gjergj Lezhja Anëtar i KK
  • Jamarbër Malltezi, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  • Julian Deda Anëtar i KK, koordinator
  • Juela Meçani Anëtar i KK
  • Leonard Olli Anëtar i KK
  • Ledina Aliolli Anëtar i KK
  • Mirgen Lata KK
  • Valbona Mezini, Anëtar i Kryesisë, Sekretare
  • Suzana Guxholli, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti
  • Tomorr Alizoti, Anëtar i Kryesisë, Drejtues Departamenti” (sic.).

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori