eksperti-banner

Gjatë votimit të amnistisë penale në Kuvendin e Shqipërisë, dy deputetë e opozitës, kreu i partisë “Mundësia” Agron Shehaj dhe deputeti Erald Kapri, bllokuan foltoren.

Shkak u bë prania e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama në seancën plenare, i cili mbërriti pak para orës 18:30, kur ishte parashikuar të votohej amnistia penale.


Me thirrjet e protestuesve “Rama jep dorëheqjen”, Shehu dhe Kapri i kërkuan Ramës që të largohej nga posti.



Sakaq nuk vonoi shumë dhe kreu i qeverisë ndau një reagim në rrjetet sociale, ku ndan edhe videon e përplasjes në Kuvend me dy deputetët e opozitës.

“Kushedi si rrotullohet në varr i ndjeri Mit’hat Frashëri me këta karagjozë të dalë nga koteci i kokës.

Natën natën, dhe shijojeni me kë ju do qejfi nëpër Tiranën e bukur e mos e çani kokën për ulëritësit e rrugëve, se aq u mban koteci të shkretëve”, shkruan Rama, teksa videon e shoqëron me vargjet: Dy ballista në një portë dale-dale. Njëri korb e tjetri sorrë dale-dale.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ka reaguar jo pak herë lidhur me protestat qytetare, të cilat këtë të enjte shënuar ditën e 19-të. Protestuesit kërkojnë anulimin e inestimit në zonën e Zvërnecit si dhe rrëzimin e qeverisë.