eksperti-banner

Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites.


Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s.

Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/