Nëntë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e një zjarri në një shtëpi kujdesi në periferi të Moskës, dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gjashtë nga banorët e moshuar janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Bëhet e ditur se zjarri shpërtheu në një shtëpi kujdesi në Krasnogorsk të dielën mbrëma dhe u shua brenda një ore, thanë shërbimet e urgjencës.

Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga elektriciteti, ndërsa lidhur me këtë rast drejtori i kësaj qendre është ndaluar në polici për t’u marrë në pyetje.

Gjatë kohës kritike raportohet se 37 persona ishin brenda ndërtesës, ndërsa thuhet se vendi nuk ka përmbushur kërkesat themelore të sigurisë. /Telegrafi/