LAJMI I FUNDIT:

Nëntë lojtarë për tri pozita, Valverde kokëçarje për mesfushën e Barcelonës (Foto)

Nëntë lojtarë për tri pozita, Valverde kokëçarje për mesfushën e Barcelonës (Foto)

Ernesto Valverde ka 24 futbollistë të regjistruar për sezonin 2017/18.

Barcelona edhe këtë vit pritet të luajë në sistemin e saj të preferuar 4-3-3, ndërsa Valverde problemin më të madhe e ka te mesfusha.


Kjo pasi trajneri ka në dispozicion nëntë lojtarë për tri pozita, ndërsa lojtarët kërkojnë minuta.

Përveç numrit të madh, Blaugranat këtë vit kanë blerë edhe Paulinhon që shihet si zëvendësues për Sergio Busquetsin, i cili ka nevojë për pushim herë pas here, shkruan Marca.

Mesfusha e Barcelonës

Problemi te pozita e mesfushorit para mbrojtjes mbetet e vogël, por e atyre sulmues është më e madhe, pasi për dy vende do të luftojnë, Ivan Rakitic, Sergi Roberto, Denis Suarez, Andres Gomes, Rafinha dhe Arda Turan.

Andres Iniesta, mbetet tek të paprekshmit, pasi është edhe kapiten. /Telegrafi/