Gati një çerek shekulli nga debutimi, Francesco Totti luajti ndeshjen e fundit për Romën në vikendin e fundit ndaj Genoas.

Ai mori një lamtumirë të magjishme ashtu siç e meriton, e gjitha kjo pas më shumë se 700 paraqitjeve për klubin romak, transmeton Telegrafi.


Totti u largua si legjendë, por nuk është i vetmi lojtar që arriti një numër të tillë të ndeshjeve më një klub, më poshtë keni top nëntëshen:

9. Alessandro Del Piero (Juventus)

592be8387f68210be3000001

Paraqitjet: 705

Titujt e rëndësishëm: Serie A (6), Kupën e Italisë (1), Liga e Kampionëve (1) dhe Intercontinental Cup (1).

Asnjë lojtarë në histori të Juventusit nuk ka luajtur më shumë se Del Piero dhe me 290 gola e tij ai po ashtu ka vendosur rekord te Zonja e Vjetër. Në të vërtetë ai karrierën e ka filluar te Padova, ndërsa te Juve është transferuar në 1993, ku më pas qëndroi 19 vite.

8. John Terry (Chelsea)

592be8b57f6821e400000001

Paraqitjet: 717

Titujt e rëndësishëm: Ligën Premier (5), FA Cup (5), League Cup (3), Liga e Kampionëve (1) dhe Ligën e Evropës (1).

Terry i tha lamtumirën këtë sezon Bluve, duke qenë lojtari i vetëm që ka fituar pesë herë kampionatin që kur Liga Premier ka ndërruar format në vitin 1992.

7. Jamie Carragher (Liverpool)

592be9dc82c346d7e6000001

Paraqitjet: 737

Titujt e rëndësishëm: FA Cup (2), League Cup (3), Liga e Kampionëve (1) dhe UEFA Cup (1).

Carra i tha lamtumirën Reds në vitin 2013 pas 17 vitesh, nga 1998 deri 2010 ai luajti pothuajse çdo ndeshje për Liverpoolin.

6. Raul (Real Madrid)

592be5857f6821f851000001

Paraqitjet: 741

Titujt e rëndësishëm: La Liga (6), Liga e Kampionëve (3) dhe Intercontinental Cup (2).

Spanjolli debutoi për Los Blancos si 17-vjeçar në 1994 dhe për 16 sezone luajti rregullisht.

5. Xavi (Barcelona)

592be7910eb35b3485000001

Barcelona: 767

Titujt e rëndësishëm: La Liga (8), Kupën e Mbretit (3), Ligën e Kampionëve (4) dhe FIFA Club World Cup (2)

Debutoi nën urdhrat e Louis van Gaal në 1998, spanjolli ishte pjese e çdo skuadre fantastike që katalunasit kanë prodhuar në vitet e fundit. Ai qëndroi 17 vite në Camp Nou.

4. Francesco Totti (Roma)

592bea5a7f68219507000002

Paraqitjet: 786

Trofetë e rëndësishëm: Serie A (1) dhe Kupën e Italisë (2)

Në moshën 40-vjeçare, pas 24 sezonesh u largua nga Roma, por këtë herë si legjendë e paharrueshme. Në sezonin 2006/07 fitoi Këpucën e Artë.

3. Javier Zanetti (Inter)

592be53c7f6821fc39000001

Paraqitjet: 858

Titujt e rëndësishëm: Serie A (5), Kupa e Italisë (4), Liga e Kampionëve (1), UEFA Cup (1) dhe FIFA Club World Cup (1).

Para se Zanetti t’i bashkohej Interit ai luajti për tre sezone në Argjentinë. Përkundër moshës ai luajti në nivel të lartë mbi 50 ndeshje sezonale në vitet e fundit.

2. Paolo Maldini (AC Milan)

592be3d87f6821d3ca00000d

Paraqitjet: 902

Trofetë e rëndësishëm: Serie A (7), Kupa e Italisë (1), European Cup/Champions League (5), Intercontinental Cup (2) dhe FIFA Club World Cup (1).

Ai dominoi pothuajse në çdo sezon që luajti, duke u bërë shembull për lojtarët e rinj. Edhe pse Milani ka shumë legjenda në histori Maldini është në krye.

1. Ryan Giggs (Manchester United)

592be34182c3468fe1000001

Paraqitje: 963

Titujt e rëndësishëm: Ligën Premier (13), FA Cup (4), League Cup (4), Ligën e Kampionëve (2), Intercontinental Cup (1) dhe  FIFA Club World Cup (1).

Giggs kaloi Sir Bobby Charlton me paraqitje në vitin 2008, në po të njëjtën ditë shënoi gol në titullin e 10 në Ligën Premier. Arriti të bëjë edhe më shumë se 200 paraqitje deri sa u pensionua në vitin 2014. /Telegrafi/

telegrafi sport app