LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i Goztepes mohon lajmin që Abramovich ka blerë klubin turk

Nënkryetari i Goztepes mohon lajmin që Abramovich ka blerë klubin turk

Nënkryetari i klubit të Göztepe, Talat Papatya mohoi lajmin se klubi i është shitur miliarderit rus Roman Abramovich.

Pasi Rusia i shpalli luftë Ukrainës, bota e futbollit filloi të vendosë sanksione kundër rusëve. Me zbatimin e vënë në fuqi nga UEFA dhe FIFA, i dënuan klubet ruse duke ua ndaluar të luajnë në garat evropiane.


Sanksione të ndryshme janë vendosur edhe ndaj Roman Abramovich, pronarit të Chelseat.

Prej disa kohësh flitet se Roman Abramovich, i cili duhet të shes gjigantin e Ligën Premier, Chelsean për shkak të sanksioneve të qeverisë britanike, ishte i interesuar për Goztepen, një nga skuadrat e Superligës.

Madje sot u pretendua nga disa media turke se miliarderi rus e ka blerë klubin e Goztepes dhe se palët do të mblidheshin dhe do të nënshkruanin të premten marrëveshjen.

Mediat turke shkruajnë se Roman Abramovich do të blejë klubin e Goztepe?
Lexo po ashtu Mediat turke shkruajnë se Roman Abramovich do të blejë klubin e Goztepe?

Mirëpo, Talat Papatya , nënkryetari i Göztepes, bëri një deklaratë për këtë temë, duke mohuar pretendimet.

“Abramovich nuk i është drejtuar askujt për të marrë përsipër klubin dhe nuk jemi takuar. Nuk ka një gjë të tillë”.

“Ne lexojmë në media se Abramovich bleu klubin. Nuk ka lidhje me këtë. Ne do të bëjmë shpjegimin e nevojshëm kur bisedimet për këto çështje të arrijnë një pjekuri të caktuar”, ka thënë ai.

Abramovich ka qenë pjesë e Chelseat për 19 vite, ku ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm, prej tyre edhe dy Liga të Kampionëve, duke e kthyer klubin në mesin e më të mirëve në botë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori