LAJMI I FUNDIT:

“Nënën time e nxorën nga autobusi, kurse xhaxhallarët donin të merrnin gjakun tim”, Linda Halimi rrëfen vështirësitë e paragjykimeve të familjes pas martesës

“Nënën time e nxorën nga autobusi, kurse xhaxhallarët donin të merrnin gjakun tim”, Linda Halimi rrëfen vështirësitë e paragjykimeve të familjes pas martesës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Lindita Halimi, e ka rrëfyer para banorëve të Big Brother VIP Kosova historinë e jetës së saj.

Ajo ka treguar se sa e vështirë ka qenë që njerëzit e qytetit prej nga vjen, që ta kuptojnë zgjedhjen e saj për martesë me reperin Big D, emri i vërtetë i të cilit është Davon Ewans.


“Nuk kam qenë kurrë një person që viktimizohem, unë e di edhe pse më kanë ftuar në Big Brother, se si unë kam mundur të mbijetoi me qenë e martuar me një person që nuk është shqiptar dhe i ngjyrës tënde”, ka thënë Linda gjatë një bisede me banorët para pak ditësh.

Linda Halimi përlotet në BBVK: E kam lënë çikën katër vjeçe jashtë, mendoj se ia kam bërë të padrejtë
Lexo po ashtu Linda Halimi përlotet në BBVK: E kam lënë çikën katër vjeçe jashtë, mendoj se ia kam bërë të padrejtë

Tutje, këngëtarja e hitit “Të dua vërtet”, ka treguar se si nëna e saj ishte ofenduar në autobus kur pasagjerët kishin kuptuar se është e ëma e Lindës – madje kishin tentuar që ta nxjerrin jashtë.

“Më shumë më janë dhimbsur prindërit e mi, nëna ime ka qenë një herë në autobus dhe kur e kanë kuptuar se është nëna ime e kanë ofenduar duke i thënë, ‘ti e ke edukuar keq, largohu nga autobusi’, vëllanë tim i kanë bërë presion, kam vuajtur shumë”, tha Linda e përlotur.

Ajo ka kujtuar se si ishte e komentuar nga mediat rozë, teksa tutje tha se ka ende familjar të saj që nuk i flasin, madje kanë kërkuar që të marrin edhe gjak për këtë çështje.

“Më patën ‘mbytur’ portalet, më kanë bërë presion pafund prej 2012, imagjino sa tabu ka qenë, në fillim e kam vuajtur shumë, se kam humbur shumë familjarë, kam xhaxhallarë që nuk flas me ta ende, madje i kanë thënë babait tim ‘nëse ti nuk je i gatshëm e marrim ne gjakun, ta pastrojmë ne gjakun”, është shprehur mes të tjerash këngëtarja.

Linda tregon se Domeniku i kishte shkruar privatisht para disa muajsh: Jashtë do të thonë 'Hajt se është mësuar kjo me këta'
Lexo po ashtu Linda tregon se Domeniku i kishte shkruar privatisht para disa muajsh: Jashtë do të thonë 'Hajt se është mësuar kjo me këta'

Linda përndryshe është e nominuar këtë javë dhe rrezikon të dalë në rast se nuk i merr votat e duhura nga publiku si banorja që duan ta shpëtojnë. Krahas saj në nominim janë edhe: Ledi Vokshi, Meti Alshiqi, Santiana Maloku, Gani Gërmia, Ylli Dërvishi (Buci) dhe Monika Salihu. /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Kim Kardashian nxjerr në pah linjat e saj mahnitëse në bikini, teksa ndan fotografi nga seti për “SKIMS”

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Kalo në kategori