LAJMI I FUNDIT:

Nëna e Mbappes flet për të ardhmen e sulmuesit francez, tregon edhe për ofertat që kanë në tavolinë

Nëna e Mbappes flet për të ardhmen e sulmuesit francez, tregon edhe për ofertat që kanë në tavolinë

E ardhmja e Kylian Mbappes vazhdon të jetë e paqartë, pasi ai ndodhet mes Paris Saint Germain dhe Real Madridit.

Sulmuesi francez do të mbetet futbollist i lirë në fund të sezonit me PSG-në dhe ende nuk ka vendosur për rinovimin e kontratës.


Real Madrid mbetet skuadra favorite për të nënshkruar me francezin, por edhe parisienët me çdo kusht duan rinovimin e kontratës.

Për të ardhmen e Mbappes ka folur edhe nëna e tij, njëherësisht agjente Fayza Lamari.

Ajo ka thënë se ofertat që kanë në tavolinë nga Real Madridi dhe PSG nuk kanë shumë diferenca dhe ka ardhur koha për të vendosur.

“Kemi një ofertë nga Real Madrid dhe një nga PSG për të rinovuar kontratën. Tani ka ardhur momenti që Kylian të vendosë”, deklaroi Lamari.

PSG i ofron Mbappes që të jetë pronari i projektit të tyre sportiv, klubi do ta lejojë atë të ndryshojë trajner dhe të transferojë lojtarë
Lexo po ashtu PSG i ofron Mbappes që të jetë pronari i projektit të tyre sportiv, klubi do ta lejojë atë të ndryshojë trajner dhe të transferojë lojtarë

Tutje Lamari ka deklaruar se nuk janë në negociatat me asnjë klub tjetër përveç PSG-së dhe Real Madridit.

“Dy propozimet janë të barabarta për sa i përket anës ekonomike, nuk kanë diferencë të madhe, por po presim që Mbappé të bëjë zgjedhjen e tij. Nuk ka asnjë negociatë me ndonjë klub tjetër”, ka thënë nëna e sulmuesit francez. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori