LAJMI I FUNDIT:

Në shtëpinë luksoze të Lumbardhit në Viti, familja e presin bashkë me Kaderin pas fitores së madhe në Big Brother VIP Kosova

Në shtëpinë luksoze të Lumbardhit në Viti, familja e presin bashkë me Kaderin pas fitores së madhe në Big Brother VIP Kosova
Foto: Prive

Pas triumfit në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, emisioni “Prive” ka realizuar një vizitë të veçantë në shtëpinë e fituesit, Lumbardh Salihu, për të sjellë një atmosferë familjare dhe intime përballë publikut.

Lumbardhi, i cili ka lënë pas fushat e blerta të futbollit për një rrugëtim të ndryshëm në shtëpinë e famshme, tashmë gëzon suksesin e tij në krah të të dashurës së tij, modelen Kader Kicaj. Historia e tyre e dashurisë nisi gjatë qëndrimit në BBVK 2, dhe tani vazhdojnë të ndërtojnë plane së bashku në shtëpinë luksoze të Lumbardhit në Viti.


Gjatë intervistës, Lumbardhi zbuloi se si, pavarësisht jetës mes Austrisë dhe Zvicrës ku u lind dhe u rrit, ai dëshiron të jetësojë ëndrrën e tij për të jetuar në Kosovë.

Kaderi dhe Lumbardhi (Foto: Prive)

Me një vend të gjerë dhe praninë e ngrohtë të familjes, duke përfshirë gjyshërit e tij, Lumbardhi ndjen që Kosova është ku i takon të jetojë.

Shqipe Hysenaj: Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë
Lexo po ashtu Shqipe Hysenaj: Fitoren e kam merituar vetëm unë, dhe në mendjen time kam fituar unë

“Ne e kemi një plan. Unë patjetër kam qejf me jetua këtu në Kosovë, edhe këtu vendi është shumë i madh, kemi mundësi me pa gjyshin edhe gjyshen. Edhe shpresoj që edhe Kaderi është dakord”, shpjegoi ai, duke theksuar dëshirën e fortë të të dyve për të ndërtuar një të ardhme së bashku në vendin e tij të origjinës.

Ambientet e shtëpisë së fituesit të BBVK2 ka bërë që tifozët dhe ndjekësit e Lumbardhit të marrin një pasqyrë më të afërt të jetës së tij personale dhe të dinamikës që ai ndan me Kaderin, e cila gjithashtu mund të jetë qenësore në vendimin për të ndarë jetën mes dy vendeve.

Edona James 'godet' me deklaratë: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet
Lexo po ashtu Edona James 'godet' me deklaratë: Lumbardhi nuk e ka këtë fitore prej publikut, por ia ka blerë babai i vet

Lumbardh Salihu  fitoi edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova të premten, duke lënë pas Blerandon në vend të dytë, Shqipe Hysenajn në vend të tretë dhe Edona James në vendin e katërt. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori