LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë po bie borë, por këta këngëtarë po shijojnë plazhin në ditët me diell (Foto)

Në Prishtinë po bie borë, por këta këngëtarë po shijojnë plazhin në ditët me diell (Foto)

Tashmë stina e vjeshtës ka arritur, dhe bashkë me të edhe moti i ftohtë.

Mbrëmë (e enjte) qytetarët e Prishtinës kanë shijuar borën e parë, e cila paralajmëron ardhjen e ditëve të ftohta për këtë vit.


Në Kosovë po bën vërtetë ftohtë, por disa prej këngëtarëve shqiptarë nuk po e ndjejnë fare të ftohtin, sepse kanë udhëtuar jashtë vendit.

Ndonëse anagazhimet e mëdha gjatë verës nuk po i lejojnë të kryejnë pushimet ashtu siç duhet, ata po e shfrytëzojnë stinën e tretë të dimrit për t’i kompenzuar pushimet e humbura.

Top-pesë klipet shqiptare që ngjasojnë me festën e 'Halloweenit' (Video)
Lexo po ashtu Top-pesë klipet shqiptare që ngjasojnë me festën e 'Halloweenit' (Video)

Etno Engjujt, Dren Abazi e Ledina Çelo janë vetëm disa prej figurave të njohura publike të cilat kanë marrë drejtimin për në viset e nxehta.

Genc Preluvkaj dhe Milot Hasangjekaj kanë publikuar disa fotografi në rrjetet sociale ku shfaqen në pushimet e tyre në Miami Beach, gjersa para pak kohe ata ishin në New York për të mbajtur disa koncerte.

genc-prelvukaj
Genc Prelvukaj në Miami Beach. Foto nga: Instagram
Milot Hasangjekaj në Miami Beach. Foto nga: Instagram
Milot Hasangjekaj në Miami Beach. Foto nga: Instagram

Edhe këngëtari Dren Abazi është larguar për në vendin e largët Rio De Janiero, ku është bërë këngëtari i parë shqiptar që mban koncert atje.

Ai ka shfrytëzuar ditët e nxehta dhe motin e mirë për të bërë disa ditë plazh atje. Në foto e publikuara në Instagram, Dreni shfaqet me rroba banje teksa shijon detin në motin e nxehtë.

Dren Abazi në Rio De Janiero. Foto nga: Instagram
Dren Abazi në Rio De Janiero. Foto nga: Instagram

Këngëtarja Ledina Çelo bashkë me familjen e saj ka marrë rrugën drejt Duabit, ku është duke kaluar pushimet.

Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram disa fotografi, ku shfaqet me fëmijët e saj duke shijuar notimin në det, gjersa nësy bie edhe trupi i saj seksi me bikini.

Ledina Çelo me familjen në pushime, Dubai. Foto nga: Instagram
Ledina Çelo me familjen në pushime, Dubai. Foto nga: Instagram

Jo vetëm këta këngëtarë po shijojnë pushime. Shumë emra nga estrada nuk gjendet ditëve të fundit në Kosovë.

Kida dhe Mozzik kanë shkuar në Amerikë, Anxhelina Hadërgjonaj në Hollandë, e ndërsa Capital T ka marrë rrugën drejt Suedisë.

Çfarë po ndodh me artistët shqiptarë? Të gjithë po 'ia shkelin' për në New York (Foto)
Lexo po ashtu Çfarë po ndodh me artistët shqiptarë? Të gjithë po 'ia shkelin' për në New York (Foto)

Mesa duket pas të ardhurave mjaft të majme nga sezona verore e suksesshme, këngëtarët po gjejnë vendin e duhur për të shpenzuar dhe për t’i shijuar fitimet e tyre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Kalo në kategori