LAJMI I FUNDIT:

Top-pesë klipet shqiptare që ngjasojnë me festën e ‘Halloweenit’ (Video)

Top-pesë klipet shqiptare që ngjasojnë me festën e ‘Halloweenit’ (Video)

Diskografia shqiptare numëron me mijëra klipe, sidomos viteve të fundit, kur këngëtarët i kushtojnë më shumë kujdes dhe vëmendje paraqitjes vizuale sesa anës teknike të këngës.

Megjithatë duhet theksuar se për videoklipe, tregu shqiptar bashkë me produksionet bëjnë një punë të shkëlqyer, madje shumë sfiduese në Ballkan.


Ndonëse viteve të fundit jemi mësuar të shohim shumë prej klipeve me skena ‘të nxehta’, ka edhe shumë prej tyre në të cilët artistët kanë përdorur aq shumë makijazh, sa që skenat e klipeve të ngjasojnë me festën e ‘Halloweenit’.

Sot (e hënë) me rastin e Natës së shtrigave, Telegrafi ju sjell top-pesë klipet shqiptare, të cilat ngjasojnë paksa me këtë festë, për nga konstrukti i skenave apo makijazhit të përdorur në klip.

1. Era Istrefi Ft. Mixey – E dehun

Erdhi shumë i veçantë si projekt në vitin 2014, por skenat e shfaqura në klip ngjasojnë me një film të shkurtër për festën e Halloweenit. Ndërlidhja e kostumografisë tradicionale me atë të ‘frikshme’ kanë bërë që “E dehur” të marrë pikërisht epitetin si një nga klipet dedikuar kësaj feste.

2. Dafina Zeqiri – Bloodah

Edhe Dafina Zeqiri në 2013-tën solli “Bloodah”, një këngë e cila u pëlqye mjaft shumë në atë kohë, por që skenat ku Dafina shfaqej e mbuluar me gjak ishin paksa ‘të frikshme’, dhe na çonin menjëherë rreth mendimeve të legjendave për njerëzit ujq, komuniteti i njohur gjatë shekullit XX në Rumani.

3. Gjon Karrica – Lugati

Gjon Karrica nuk ishte edhe një emër shumë i njohur rreth tre ose katër vite më parë, por projekti i tij debutues “Lugati”, i cili u veçua për skenat e tij të ‘frikshme’ në klip bënë që ai të mbahet mend si një “Lugat”, por që më vonë me projektet e tij të reja do të shndërrohej në një “Sex Toy”. Gjithsesi “Lugati” mbetet një ndër projektet e tij të suksesshme.

4. Dafina ft. Ledri Vula – Po m’pëlqen

Në vitin 2011 u publikua bashkëpunimi shumë i suksesshëm mes Dafina Zeqirit dhe Ledri Vula. Kënga e tyre atë kohë bëri bujë të madhe, gjersa nuk mbeti pa u komentuar as videoklipi. Skenat e errëta dhe gërvishtjet në fytyrë bën që klip të jetë mjaft i frikshëm kur shfaqet në televizion. Gjithashtu ishte hera e parë kur Dafina në klip mbulonte njërin sy duke pretenduar të ketë qenë pjesë e shoqërisë sekrete “Illuminati”.

5. Argjentina Ramosaj – Shpirt i mbytur

Lëmë pak anësh këngët e frikshme, duke u kthyer te baladat e qeta të dashurisë, kështu na bie ndër mend menjëherë kënga e njohur “Shpirt i mbytur” të cilën e interpreton Argjentina Ramosaj, klipi i së cilës ishte mjaft i veçantë por jo pa asnjë kuptim. Skenat me mjegull në pyjet e errësuara, dhe një vajzë e veshur me të bardha duke ikur nga errësira, na dërgojnë menjëherë te skenat e njohura të filmit “The Ring”. Në fund të klipit Argjentina ‘mbytet’ në pusin me ujë, duke u shndërruar më pas në një shpirt.

Këto ishin pesë klipet shqiptare të cilat ngjasojnë më së shumti me festën e Halloweenit, ndoshta nuk janë edhe aq të frikshme, por brenda tyre ato ngjasojnë shumë me filmat triller. E për të gjithë ju adhurues të natës me hënë të plotë, ju ftojmë që t’i shikoni këto klipe në qoftë se doni të ndjeni paksa ‘frikën’ nga interpretimet e artistëve shqiptarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Doja Cat sjell fotografi tejet të guximshme në bikini, duke pozuar në një dërrasë sërfi

Magazina
Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Debati mes Romeos dhe Arbër Hajdarit, reagon Donaldi: Durim shpirt, s’je rrugaç

Magazina
Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Callum Turner duken tejet të lezetshëm, gjatë shëtitjes në New York

Magazina
Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Fotografitë e jashtëzakonshme ‘para dhe pas’, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar Bianca Censori, që kur u martua me Kanye West

Magazina
“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

“La gruan në xhakuzi dhe iku te Juli” – Banorët kritikojnë rëndë Romeon pasi la Heidin të vetme në suitë

Magazina
Kalo në kategori