Në Prishtinë në më pak se tri orë, 37 aksidente rrugore (Video)


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka theksuar për Telegrafin se sot prej orës 7:00 deri në 9 e 30, janë raportuar 37 aksidente rrugore.
Sipas këtij raporti prej këtyre aksidenteve 26 janë më dëme materiale, derisa 8 prej tyre kanë përfunduar me lëndime trupore.
Ndryshe, lexuesit e Telegrafit po dërgojnë vazhdimisht fotografi në të cilat po paraqiten vështirësitë në kalimin e rrugëve për shkak të reshjeve të borës në tërë territorin e Kosovës, ku si pasojë po regjistrohen edhe numër i madh i aksidenteve.
Një lexues i Telegrafi ka raportuar për një aksident në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, respektivisht në fshatin Babimoc. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
22/03/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate









































