LAJMI I FUNDIT:

Në Mbretëri të Bashkuar thyhet rekordi për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë – por pritet të bëhet edhe më nxehtë

Në Mbretëri të Bashkuar thyhet rekordi për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë – por pritet të bëhet edhe më nxehtë

Temperatura rekord e Mbretërisë së Bashkuar duket se është thyer mes një vale të jashtëzakonshme të nxehtit që ka shkaktuar kaos në të gjithë vendin.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, një temperaturë maksimale prej 39.1°C është regjistruar në Charlwood, Surrey – duke mposhtur ekstremin e mëparshëm prej 38.7°C në Kembrixh në vitin 2019.


Por temperaturat janë ende në rritje dhe ka të ngjarë që rekordi të thyhet sërish sot – me një mundësi të madhe deri mbi 40°C.

Aeroporti Luton i Londrës pezulloi fluturimet pasi pista e tij “filloi të plasaritet” për shkak të nxehtësisë
Lexo po ashtu Aeroporti Luton i Londrës pezulloi fluturimet pasi pista e tij “filloi të plasaritet” për shkak të nxehtësisë

Zyra Met tha: “Një temperaturë prej 39.1°C është regjistruar përkohësisht në Charlwood, Surrey”.

“Nëse konfirmohet, kjo do të jetë temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në MB”.

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se ky është vetëm fillimi i ndikimeve të krizës klimatike, të cilat do t’i bëjnë valët ekstreme të të nxehtit shumë më të zakonshme dhe më intensive.

Rekordi më i fundit vjen pasi pjesa më e madhe e vendit po përballet me nxehtësi afër 40°C, duke penguar transportin dhe duke detyruar disa shkolla të mbyllen.

Temperaturat tropikale, britanikët tregojnë se “si e kanë kaluar natën më të nxehtë të regjistruar” në Britani
Lexo po ashtu Temperaturat tropikale, britanikët tregojnë se “si e kanë kaluar natën më të nxehtë të regjistruar” në Britani

Më parë kishte disa sugjerime se rekordi mund të ishte thyer të hënën, por ishte vetëm i treti më i nxehtë ndonjëherë, me merkurin që arriti 38.1°C në Santon Downham, Suffolk.

Përpara valës së të nxehtit, Zyra Met javën e kaluar lëshoi Alarmin e parë të Kuq – që do të thotë se ekziston një rrezik për jetën – për të hënën dhe të martën (sot dhe dje).

Kështu, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar lëshoi një alarm të nivelit 4 për shëndetin e nxehtësisë – i përshkruar si një “emergjencë”. /Telegrafi/