Në Lipjan shtien me armë në një aheng dhe sulmohen policët


Raportohet se gjatë një ahengu familjar në Lipjan, një person ka shtënë me armë zjarrit në ajër.
Njësiti policor ka ndaluar veturën e të dyshuarit dhe gjatë kontrollimit një i dyshuar tjetër, mashkull K-Shqiptar, ka sulmuar zyrtarët policor.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe nga ta është konfiskuar një revole me 5 fishek me gas. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Nga
Telegrafi
05/08/2019





































