“Në kohën time të lirë, unë punoj në një kompani shtetërore”: Deklarata e kroatit bëhet hit në internet – nuk mungojnë as komentet e shumta

Personazhet në emisione televizive shpesh flasin për gjëra interesante, të cilat edhe bëhen virale.
Dhe kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Nenadit nga Kroacia.
Sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, në një emision që u transmetua javën e kaluar, ai i tha drejtuesit të emisionit:
“Përndryshe në kohën time të lirë, unë punoj në një kompani shtetërore”, citohet të ketë thënë ai.
[reddit_embed https://www.reddit.com/r/croatia/comments/l01p0t/inače_u_slobodno_vrijeme/ expand=1 site_id=27059106]Videoja menjëherë u bë hit në rrjetet sociale, e ndjekur nga komente të shumta.
"Politika ballkanike me pak fjalë", "Ai nuk tha asgjë të gabuar", "Një burrë është aq punëtor sa që punon edhe në kohën e tij të lirë", janë vetëm disa nga komentet më interesante. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
21/01/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































