Një lutje për të gjetur dy njerëz të fotografuar jashtë katedrales së Notre-Dame, pak minuta para se të shpërthente zjarri shkatërrues është bërë virale në mediat sociale.

Siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një foto që tregon atë që duket të jetë një baba dhe bija e tij duke luajtur jashtë monumentit historik në Paris.

Ka qenë turistja Brooke Windsor, 23 vjeçe e cila thotë se bëri fotografinë rreth një orë para se të shpërthente zjarri nëpër ndërtesë.

Në një përpjekje për t’i gjetur, ajo e postoi foton në Twitter.

Pesha e kambanave, numri i vizitorëve,...: Detaje interesante rreth Katedrales Notre Dame në Paris (Foto) Pesha e kambanave, numri i vizitorëve,...: Detaje interesante rreth Katedrales Notre Dame në Paris (Foto)

Siç thuhet, mesazhi është shpërndarë dhjetëra mijëra herë nga njerëz në mbarë botën, të vendosur për të ndihmuar zonjën Windsor të gjejë çiftin.

Brooke Windsor thotë se e bëri fotografinë pak para se të shpërthente zjarri në katedralen e Notre Dame

Zonja Windsor, nga Michigan, SHBA, i tha BBC se kishte ende për të identifikuar njeriun dhe vajzën në foto, por kishte shpresë ta bënte këtë.

"Ai është një hero": Vrapoi përmes zjarrit në katedralen Notre Dame, për të shpëtuar artefaktet – përfshirë Kurorën e Krishtit (Foto/Video) "Ai është një hero": Vrapoi përmes zjarrit në katedralen Notre Dame, për të shpëtuar artefaktet – përfshirë Kurorën e Krishtit (Foto/Video)

Ajo pranoi se ajo nuk ishte e sigurt nëse ata ishin babai dhe vajza, duke thënë se ajo ishte “thjesht dinamika që unë vura re nga ata”.

“Garë miliarderësh” për rindërtimin e katedrales Notre Dame: Njëri ofroi 100 milionë euro, tjetri dyfishon shumën (Foto) “Garë miliarderësh” për rindërtimin e katedrales Notre Dame: Njëri ofroi 100 milionë euro, tjetri dyfishon shumën (Foto)

Katedralja e Parisit, Notre Dame, e cila është përfshirë nga zjarri ku si pasojë është shembur çatia, konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike të Francës.

Ndërtimi i saj kishte filluar në vitin 1163, kurse pjesa më e madhe e saj kishte përfunduar saktësisht 100 vite më vonë. Ajo ishte e lartë 128 metra dhe e gjerë 48 metra. /Telegrafi/