LAJMI I FUNDIT:

Në historinë e gjithë presidentëve amerikanë, Donald Trump bëhet presidenti i parë që dështon të krijojë vende të reja pune

Në historinë e gjithë presidentëve amerikanë, Donald Trump bëhet presidenti i parë që dështon të krijojë vende të reja pune

Donald Trump është i vetmi president i SHBA-ve që gjatë mandatit të së cilit është regjistruar një rënie e punësimit, sipas statistikave të Bankës Federale të Rezervave të publikuar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Ky i fundit shkroi në llogarinë personale në Twitter, përveç statistikave, se Joe Biden ka një plan për të ndërtuar Shtetet e Bashkuara dhe për të krijuar miliona vende pune.


“Biden ka një plan për të krijuar vende pune që mund të ndihmojnë familjet të lulëzojnë. Biden ka në Aktin e Rimëkëmbjes në plan që fillon me rritjen më të madhe të punësimit në historinë tonë. Dhe do ta bëjë sërish”, tha me vendosmëri Obama.

Tabela titullohet “Rritja e Punësimit nga Presidentët” dhe shfaq të gjithë presidentët që nga Harry S. Truman, i cili shërbeu nga viti 1945 deri në 1953.

Ndryshe, Amerika gjatë presidencës së Bill Clintonit ka regjistruar numrin më të madh të të punësuarve. Duhet të theksohet se gjatë mandatit të Trumpit, bota u godit nga coronavirusi. /Telegrafi/